Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Çfarë duhet të bëni në rast se pickoheni nga kandili i detit

Çfarë duhet të bëni në rast se pickoheni nga kandili

Në verë gjatë pushimeve nuk ka asgjë më të mirë se një notim i këndshëm në det, por gjatë argëtimit në ujë mund të ndodhë që të pickoheni nga një kandil deti.

Nëse kjo ndodh, para së gjithash është thelbësore të qëndroni të qetë dhe të drejtoheni pa nxitim drejt bregut, më pas lani pjesën e prekur me ujë të detit dhe hiqni menjëherë çdo fije të mbetur.

Në shumicën e rasteve, këto dhe disa masa të tjera paraprake janë të mjaftueshme për të zgjidhur problemin dhe për të shmangur komplikimet e çdo lloji.

Megjithatë, në raste të tjera, situata mund të jetë pak më serioze, me simptoma më të bezdisshme dhe nevojën për të kontaktuar një mjek ose urgjencën më të afërt.


Në verë gjatë pushimeve nuk ka asgjë më të mirë se një notim i këndshëm në det, por gjatë argëtimit në ujë mund të ndodhë që të pickoheni nga një kandil deti.

Top Albania Radio shkruan se disa, në fakt, janë krejtësisht të padëmshëm ose shkaktojnë simptoma të buta që reduktohen plotësisht dhe në mënyrë autonome brenda pak ditësh.

Në rast pickimi është mirë të mbani mend dhe të respektoni disa rregulla të thjeshta për të nxitur shërimin dhe për të shmangur komplikimet.


Krahas largimit të panikut dhe pastrimit të plagës, në disa raste mund të jetë i dobishëm përdorimi i xhelit astringent me klorur alumini, i cili funksionon duke tharë çdo flluskë dhe redukton djersitjen dhe pakëson kruajtjen.

Megjithatë është shumë e gabuar të fërkoni plagën me rërë ose gërvishtje me duar, ose mjete të tjera në zonën e irrituar, duke lehtësuar përhapjen e inflamacionit. Edhe kremrat kortizonikë nuk kanë asnjë përfitim.

Pasi të ketë kaluar faza akute, rekomandohet të shmangni ekspozimin e zonës së prekur në diell për disa ditë, për të nxitur shërimin e plotë dhe për të zvogëluar rrezikun e hiper-pigmentimit.

Së fundmi, nëse shfaqen komplikime të tilla si vështirësi në frymëmarrje, të përziera, të vjella, marramendje ose simptoma të tjera serioze, këshillohet që menjëherë të telefononi urgjencën për ndihmë mjekësore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore