Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Facebook s’jep asnjë përgjigje / Pse kanë rënë shërbimet e tre aplikacioneve?

Facebook s’jep asnjë përgjigje / Pse kanë rënë

Shërbimet e rrjeteve sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram janë goditur nga një ndërprerje totale në mbarë botën. Të tre rrjetet sociale, që janë në pronësi të Facebook nuk mund të aksesohen as përmes uebit, ndërsa aplikacionet e Facebook dhe Instagram hapen, por nuk përditësojnë postimet e reja.

Doëndetector, i cili gjurmon ndërprerjet e faqeve më të mëdha të internetit thotë se regjistroi gati 80,000 raporte për të hyrë WhatsApp dhe më shumë se 50,000 për Facebook. Të dhënat nga faqja e internetit sugjerojnë se ndërprerja po prek përdoruesit e shërbimeve të Facebook në të gjithë botën.

"Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë për t'i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kërkojmë falje për çdo shqetësim”, tha Facebook, pa dhënë asnjë arsye zyrtare për problemin.

Ekspertët e rrjetit online spekuluan se mund të bëhet fjalë për një gabim me DNS, ose sistemin e emërtimit të domain -it, për faqet e Facebook. DNS është si një adresar që shpesh krahasohet me një libër adresash, ose një libër me numrat e telefoni, për internetin, duke treguar shfletuesit e uebit në sistemin kompjuterik i cili i shërben faqes së internetit që ata kërkojnë.

Probleme të mëparshme me DNS kanë çuar në ndërprerje të ngjashme të këtyre shërbimeve edhe në të shkuarën, por ato janë zgjidhur brenda pak minutave. Kohëzgjatja e këtij defekti ka nxitur të tjera spekulime se diçka ka shkuar keq në përpjekjen e Facebook për të shkrirë në një aplikacion e shërbim të vetëm të treja shërbimet e ofruara nga Facebook, WhatsApp dhe Instagram.

Vetë kompania ka njoftuar prej muajsh se ka nisur procesin e shkrirjes së këtyre shërbimeve në një sistem të vetëm, që do t’u mundësojë klientëve që të zgjedhin që mesazhet e marra në WhatsApp të shfaqen edhe në aplikacionet e Facebook dhe Instagram dhe kështu me radhë për të trija shërbimet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore