Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Facebook nxit influencuesit, 1 mld dollarë për më aktivët edhe ata në Instagram

Facebook nxit influencuesit, 1 mld dollarë për më aktivët

Facebook do të shpërndajë në formë shpërblimesh dhe pagesash rreth 1 miliardë dollarë për influencuesit në vitin 2022 dhe pyetja që po ngrihet është pse?

Pse-ja sipas ekspertëve dhe njohësve të trendeve të rrjeteve sociale qëndron te rivaliteti që ka shpërthyer mes kompanive për tërheqjen e influencuesve në platformat e tyre.

Pagesat do të bëhen në formën e të ardhurave dhe bonuesve në bazë të performancës dhe kohës së shpenzuar në Facebook dhe Instagram dhe mbi bazën e reklamimeve dhe suksesit të këtyre reklamave nga influencuesi.

“Duam të ndërtojmë platformën më të mirë për miliona krijues që talentin dhe dhuntinë e tyre duan të shfrytëzojnë edhe si mjet jetese. Investimi te krijuesit dhe influencuesit nuk është risi për ne, por jam i lumtur që po e zgjerojmë mbështetjen ndaj tyre me kalimin e kohës”, deklaroi Mark Zuckerberg përmes një postimi në Facebook.

Platformat e rrjeteve sociale janë përqëndruar te influencuesit edhe si mjet që me krijimtarinë e tyre sjellin çdo ditë miliona përdorues. Sa më shumë përdorues, ndjekës dhe interaktive ta kenë faqen, aq më shumë ata do të shpërblehen nga Facebook.

Facebook është njëra prej platformave në këtë treg që po popullohet me shpejtësi, TikTok, Snap, Twitter dhe Youtube kanë njoftuar projekte të ngjashme, për të paguar influencues e përdorues ta famshëm, ose jo që sjellin përdorues “të zakonshëm” në numra të lartë.

Facebook deklaroi 86 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore