Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Facebook e Instagram po postojnë...në Twitter

Facebook e Instagram po postojnë...në Twitter

Tre llogaritë zyrtare të Facebook, Instagram dhe WhatsApp po përditësojnë me informacione ndjekësit e tyre në lidhje se kur do të kthehen online përmes...Twitter.

Ky ishte momenti i duhur për Twitter që të ironizonte platformat e Mark Zuckerberg, i cili vite më parë tentoi ta blejë këtë kompani, por dështoi.

“Përshëndetje të gjithëve, literalisht të gjithëve!”, thuhet në një postim të llogarisë zyrtare të Twitter.

Ndërkohë, shumë përdorues kanë hapur Twitter-in për të mësuar se çfarë po ndodh me Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Hashtagu #facebookdoën është më i përhapuri aktualisht, ndërkohë që një pjesë e përdoruesve e festuan.

“Bota duket më pak toksike pa Instagram dhe Facebook”, shkroi njëri prej përdoruesve në statusin e Twitter.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore