Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Facebook do të ristrukturohet përmes themelimit të një kompanie të re mëmë

Facebook do të ristrukturohet përmes themelimit të një

Facebook po planifikon të riemërohet me një emër të ri javën e ardhshme, raportoi të martën blogu i teknologjisë amerikane Verge, duke cituar një burim me njohuri të drejtpërdrejta të çështjes. Shefi Ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg pritej të fliste për këtë në konferencën vjetore të kompanisë “Connect” në 28 tetor, por emri i ri mund të zbulohet më shpejt

Facebook nuk komentoi këto zëra duke deklaruar se “nuk komenton thashethemet, apo spekulimet”.

Lajmi vjen në një kohë që rrjeti social po përballet me një kontroll të SHBA mbi praktikat e biznesit, përfshirë këtu ato të punësimeve, akuzat për shkelje të privatësisë dhe fshehje të raporteve për ndikimin e platformave të tij te adoleshentët.

The Verge sqaron se riemërimi nuk nënkupton ndryshimin e emrit të platformës sociale, por riemërtimi i kompanisë mëmë, në një lëvizje të ngjashme si ajo që Google ndërmori disa vite më parë, duke krijuar “Alphabet”.

Ky riorganizim shihet si përpjekje për të riparuar imazhin e kompanisë në bursa dhe rifitimin e aksioneve të humbura në të.

Facebook ka investuar shumë në realitetin virtual dhe synon të lidhë gati tre miliardë përdoruesit e tij përmes disa pajisjeve dhe aplikacioneve. Të martën, kompania njoftoi planet për të krijuar 10,000 vende pune në Bashkimin Europian gjatë pesë viteve të ardhshme për të ndihmuar në ndërtimin e metaverse.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore