Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Facebook dhe Instagram rikthehen online pas 6 orëve “terr”

Facebook dhe Instagram rikthehen online pas 6 orëve “terr”

Instagram dhe Facebook u janë rikthyer normalitetit pas rreth 6 orëve jashtë përdorimit, për shkaqe që kompania vetë ende nuk i ka sqaruar.

Mosfunksionimi pasoi intervistën e një ish-punonjësje që akuzoi Facebook se toleronte përmbajtjet e dhunës dhe raciste në rrjetet e veta sociale me qëllim rritjen e interaktivitetit dhe përfitimin e më shumë parave nga reklamat.

Bloomberg raportoi se aksionet e Facebook ranë me 7 miliardë dollarë në bursa, ndërsa 1 miliard të tjera vlerësoi se është dëmi i shkaktuar nga mungesa e të ardhurave nga reklamat.

Ndërkohë, nëpër forumet e hakerave qarkullon një informacion sipas të cilit të dhënat personale të 1.5 miliardë përdoruesve të Facebook kanë dalë në shitje.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore