Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

`Ethet e henës"/ NASA kërkon kompani minerare 

`Ethet e henës"/ NASA kërkon kompani minerare 

Agjencia NASA është vënë në kërkim të kompanive minerare private të cilat të shkojnë në hënë e të mbledhin pluhur e gurë nga sipërfaqja e saj. agjensia amerikane e hapësirës thotë se do të paguajë për kampionet, por jo për udhëtimet. Ajo shpreson që kjo nismë të vihet në jetë deri në 2024-tën.

Ekspertët thonë se kjo lëvizje synon vendosjen e një precedent ligjor për aktivitete minerare në sipërfaqen e satelitit të vetëm natyror të Tokës.

Në fund, kjo do t`i krijojë Nasa-s mundësinë që një ditë, të arrijë të grumbullojë materiale të vyera për kolonitë atje, e ndoshta edhe në Mars. Megjithatë, besohet se arsyeja kryesore është të krijohet parimi ligjor se mund të vendoset pronësia e materialeve hënorë, ndërkohë që për të gërmmuar në Hënë, nuk ka udhëzime ndërkombëtare specifike.

Administratori i Nasa-s, Jim Bridenstine, sqaroi se mbledhja  ematerialeve të tilla “ do të bëhet pjesë e një programi zhvillimi teknologjik, i cili do të ndihmojë astronautët "të jetojnë jashtë Tokës" për misionet e së ardhems në Hënë ose diku tjetër.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore