
Ekspertët japin njoftimin e rëndësishëm: Deri në katër filxhanë kafe në ditë nuk janë të dëmshëm
Studimi i ri tregon se katër filxhanë kafe në ditë mund të ndihmojnë njerëzit që përpiqen të humbin peshë. Gjetjet, të publikuara në American Journal of Clinical Nutrition, përmbajnë një studim 24-javor që shqyrtoi efektet e konsumit të kafesë te 126 meshkuj dhe femra me mbipeshë në Singapor. Fillimisht, studiuesit donin të zbulonin nëse kafeja ndihmonte në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2 duke kufizuar rrezikun e zhvillimit të rezistencës ndaj insulinës, e cila mund të çojë në rritje të larta të sheqerit në gjak dhe, për rrjedhojë, në diabetin.
Rezultoi se ata nuk gjetën asnjë provë që kafeja ka një efekt të tillë mbrojtës, por gjetën një efekt tjetër, të papritur: njerëzit që pinin katër filxhanë kafe në ditë për gjashtë muaj, përjetuan një reduktim prej gati 4 për qind të yndyrës totale të trupit, transmeton KP.
Shkencëtarët besojnë se humbja e yndyrës së vërejtur nuk ishte për shkak të ndryshimeve në stilin e jetës si dieta dhe ushtrimet, por nga kafeja, si rezultat i një “përgjigjeje metabolike” në të cilën kafeina nxiti procesin metabolik të njerëzve që pinin kafe.
“Rezultati përfundimtar i këtij procesi është djegia e më shumë kalorive dhe një rënie e dukshme e niveleve të yndyrës në trup”, tha autori i studimit Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit, Dr. Derrick Johnston Alpert.
Pra, a mund të shkaktojë ndonjë rrezik pirja e katër filxhanëve kafe në ditë për një periudhë të gjatë kohore? Eksperti beson se jo, bazuar në hulumtimet e mëparshme që kanë treguar se ky nivel i konsumimit të kafesë është brenda kufijve normalë aktualë.
Shkencëtarët e tjerë, megjithatë, nuk duken aq të sigurt për sigurinë e pirjes së këtyre niveleve të kafesë çdo ditë, duke përmendur kufizimet që lidhen me këtë studim gjithashtu, siç është fakti se eksperimenti zgjati vetëm gjashtë muaj dhe se të gjithë pjesëmarrësit vinin nga vende të ndryshme të Azisë Lindore.
Për këtë arsye, të gjithë ekspertët pajtohen se nevojiten më shumë kërkime dhe prova shtesë me vlerësime më gjithëpërfshirëse të përbërjes së trupit për të konfirmuar gjetjet e hulumtimit aktual dhe, nga ana tjetër, për të qenë në gjendje të deklarojnë tani me besim se kafeja mund të zvogëlojë yndyrën në trup.



Besoni te shpirti binjak? 11 shenja që ju ndihmojnë të njihni atë
Historia e plotë >
Keni mungesë hekuri në trup? Zbuloni pasojat në shëndetin mendor
Historia e plotë >
Ilaçi i ri për të trajtuar varësinë nga marijuana rezulton…
Historia e plotë >



Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >

