Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Efektet në organizëm të eleminimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij

Efektet në organizëm të eleminimit të qumështit dhe

Qëllimi se përse shumë njerëz vendosin ta provojnë këtë metodë është të për të parë nëse janë intolerantë ndaj laktozës. Por eleminimi i qumështit dhe i nënprodukteve të tij nga regjimi juaj ushqimor mund të jetë tejet sfidues.

Në këtë artikull ju njeh me disa nga përfitimet dhe efektet negative që mund të hasni nëse vendosni të provoni këtë medotë?

Mund t’ju ndihmojë të frenoni inflamacionin
Inflamacioni kronik në trup është si të vendosësh veten në stres të vazhdueshëm. Stresi i vazhdueshëm ka treguar se mund të çojë në sëmundje të ndryshme. Prandaj shumë njerëz eleminimin e qumështit dhe të nënpordukteve të tij, e quajnë një dietë anti-inflamatore. Por kjo nuk është plotësisht e vërtetë, sepse varet nga organzimi juaj. Nëse jeni i ndjeshëm ose alergjik ndaj qumështit, atëherë qumështi ose nënproduktet e tij mund të jenë një ushqim inflamator. Por nëse nuk jeni, nuk mund të konsiderohet një ushqim inflamator.

Mund të përjetoni më pak fryrje të barkut
Një nga arsyet që djathi mund të shkaktojë fryrje është përmbajtja e qumështit dhe mënyra se si tretet. Fryrja, shkaktohet nga gazi i tepërt në zorrë dhe ndodh kur proteinat, sheqernat dhe karbohidratet nuk mund të ndahen siç duhet. Eleminimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij, mund të ndihmojë ata që kanë probleme me fryrjen e barkut.

Tretja mund të përmirësohet
Shumë njerëz e kanë të vështirë të tresin laktozën e proteinave të qumështit. Sipas të dhënave rreth 68% e njerëzve në botë kanë probleme me tretjen laktozës, e cila çon në intolerancë. Specialistët këshillojnë të hiqni dorë nga qumështi dhe nënproduktet e tij, për një javë dhe pastaj t’i shtoni ato gradualisht për të kuptuar nëse ky është rasti juaj. Nëse ndiheni të fryrë, të plogësht, ose keni shqetësime në sistemin tretës kur konsumoni këto produkte, eleminimi i tyre mund të jetë një zgjidhje.

Lëkura juaj mund të pastrohet
Disa kërkime tregojnë se konsumi i qumështit mund të çojë në shpërthimin e akneve. Kjo sepse qumështi dhe nënproduktet e tij përmbajnë steroid anabolik dhe hormone, që mund të shkaktojnë puçrra. Edhe në këtë rast eleminimi këtyre ushqmimeve për një periudhë të caktuar, mund t’ju ndihmojë të kuptoni shkakun.

Ju mund të keni mungesë të kalciumit ose vitaminës D
Eleminimi i qumështit dhe i nën produkteve të tij, mund të çojë në mungesë të kalciumit ose vitaminës D. Të cilët janë elemente shumë dobishëm për shëndetin tonë. Prandaj duhet siguroheni t’i merrni këto vlera ushqyese nga ushqimet e tjera ose suplementet./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore