Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Edhe uiski bëhet kinez, një fabrikë e tërë ngre valixhet e zhvendoset nga Skocia në Kinë

Edhe uiski bëhet kinez, një fabrikë e tërë ngre

Një fabrikë e tërë pijesh prodhimi uiski në Skoci është zhvendosur në Kinë. Më shumë se 35 ton pajisje, duke përfshir fuçitë e fermentimit, valvulat e kontrollit dhe tubacionet u zhvendosën nga Buckie Moray për në portin e Tianjin.

Pajisjet do të montohen në një fabrikë të re që është ndërtuar në Kinë. Dërgesa është pjesë e një marrëveshje prej 3.6 milionë eurosh të nënshkruar mes firmës Forfar Valentine International dhe Mengtai Group të Kinës në 2019.

Fabrika do të jetë e para e ndërtuar në Kinë dhe parashikohet që të nisë prodhimin në fund të këtij viti.

Të gjitha pajisjet e fabrikës së pijes u ndërtuan nga firma me bazë në Rothes Forsyths, e cila po dërgon një ekip prej pesë inxhinierësh për të mbikëqyrur montimin, si dhe do të caktojë ekspertë për të garantuar cilësinë e pijes së famshme.

Forsyths kanë një ekip në Hong Kong për të siguruar mbështetje dhe shërbime pas shitjes.

Kreu ekzekutiv i Valentine International, David Valentine tha se projekti ishte ide e kryetarit të Mengtai Ao Fengting, i cili premtoi të prodhojë një "uiski cilësor dhe fitues të çmimeve globale".

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore