
Edhe ju të trishtuar në verë? Epo... është faji i Gushtit Blu
Në gusht, moralisht ndiheni më të dobët, por thjesht nuk mund ta kuptoni pse? Mos u shqetësoni, sepse ky problem bën bashkë shumë njerëz, aq sa është riemëruar me emrin e “Gushti Blu”.
Gushti është ai muaj kalimtar dhe i pakëndshëm i vitit kur askush në të vërtetë nuk di se çfarë të bëjë. Nëse e doni verën, mund të jeni të trishtuar sepse jeni të vetëdijshëm për faktin se sezoni i nxehtë po mbaron, ndërsa nëse nuk jeni adhurues i madh i sezonit të verës, ditët që ju ndajnë nga mbërritja e vjeshtës mund të duken të pafundme për ju.
SINDROMA AFEKTIVE SEZONALE, SHKAQET DHE TRAJTIMET MË EFEKTIVE
Sido që të jetë, mund ta gjeni veten duke luftuar me ndjenja të pakëndshme ankthi, tensioni, melankolie dhe lodhjeje. Jo saktësisht më e mira për ata që thjesht duan të shijojnë ditët e fundit të pushimeve të tyre, nuk mendoni?Por çfarë e shkakton të ashtuquajturën Gushti Blu? Shkaqet e këtij problemi mund të jenë të shumta, duke filluar me orën e brendshme akademike.
Pavarësisht nëse keni mbaruar studimet prej 10 ditësh apo 10 vjetësh, nuk ka rëndësi, brenda jush mund të vazhdoni ta shoqëroni këtë periudhë të vitit me fillimin e afërt të shkollës. Nuk është saktësisht një moment i këndshëm për shumë. Gjatë kësaj periudhe, ju gjithashtu mund të ndaleni dhe të reflektoni në mënyrën se si e keni jetuar verën që po mbaron, dhe të zbuloni se nuk keni bërë gjithçka që keni dashur, duke u ndjerë paksa të zhgënjyer, dhe kështu duke përkeqësuar gjendjen tuaj shpirtërore.
Por si ta kapërcejmë problemin e “trishtimit në gusht”? Në vend që të fshiheni në shtëpi, dilni, takoni njerëz, shkoni në det, bëni një aktivitet fizik të shëndetshëm, bëni banja dielli, dhe, mbi të gjitha, shtyni shqetësimet për punën në shtator, duke u përpjekur të mbani veten të qetë dhe të relaksuar gjatë këtyre javëve të fundit të gushtit.


Ja nga cilat të drejta bazë hiqni dorë kur përdorni TikTok
Historia e plotë >

Gjuha e trupit: 5 sjelljet që ju bëjnë tërheqës dhe 4 që duhen shmangur
Historia e plotë >


Pse na ndodh dridhja e çuditshme e syrit?
Historia e plotë >

Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Rrëmbim i inskenuar nga vetë Vis Martinaj apo ngjarje reale? Çfarë po nd...
Historia e plotë >
Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore

Shtrenjtimi i ushqimeve/ Në korrik paguam më shumë për bukën, bulmetin, por dhe frutat e stinës
Aktualitet



Bllokohen dy turistë francezë në kanionin e Langaricës në Përmet
Historia e plotë >
