Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

E pabesueshme/ NASA nis anijen kozmike për në Jupiter, i vë emrin sipas një kënge të Beatles

E pabesueshme/ NASA nis anijen kozmike për në Jupiter, i vë emrin

Në orën 11:34 të mëngjesit, NASA lëshoi anijen Lucy për të eksploruar asteroidet e Jupiterit të quajtur Trojans.

Anija kozmike është emëruar sipas eshtrave të paraardhësit njerëzor të Australopitekut, rreth 3.2 milionë vjet të vjetër të gjetur në Afrikë në vitin 1974.

Mbetjet janë emëruar bazuar në këngën e grupit legjendar të muzikës, Beatles, “Lucy in the Sky with Diamonds”.

Misioni, i cili u ngrit me një raketë Atlas V nga Cape Canaveral, Florida, pritet të zgjasë 12 vjet.

Theksojmë se trojanët rrotullohen rreth Diellit në të njëjtën orbitë me Jupiterin. Asteroidet e Jupiterit në fakt ndahen në dy grupe. Në grupin e parë, i cili udhëton para Jupiterit, asteroidët mbajnë emrin e luftëtarëve të famshëm grekë, dhe në grupin e dytë, i cili udhëton pas tij, ata mbajnë emrin e heronjve trojanë.

Ato janë mbetje të sistemit të hershëm diellor që nga koha kur planetët u formuan. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore