Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

E pabesueshme/ BMW nxjerr makinën që ndërron ngjyrë (VIDEO)

E pabesueshme/ BMW nxjerr makinën që ndërron ngjyrë (VIDEO)

Nuk mund të vendosni për ngjyrën e makinës suaj të ardhshme? Epo, BMW ka gjetur zgjidhjen falë teknologjisë iX Flow tërësisht elektrike, që ndryshon nga e zeza në të bardhë vetëm me shtypjen e një butoni.

Firma gjermane e automobilave zbuloi automjetin sportiv të ngjashëm me "kameleonin" sot në Panairin Consumer Electronics, i cili po mbahet në Las Vegas, Nevada.

Aftësia për ndryshimin e ngjyrave përdor të njëjtën teknologji elektroforetike 'E ink' të integruar në ekranet e lexuesve të e-Book.

Elektroforeza funksionon duke përdorur një fushë elektrike të aplikuar për të ndarë molekulat - në këtë rast, pigmentet e zezë dhe të bardhë - bazuar në ngarkesat e tyre elektrike përkatëse.

Krahas përfitimeve estetike, ndryshimi i ngjyrës së makinës mund të përdoret gjithashtu edhe për disa funksione të tjera, shpjeguan projektuesit.

Në të ardhmen, e njëjta teknologji mund të aplikohet edhe në brendësi të modeleve të reja të BMW-së, duke i lejuar drejtuesit të ndryshojnë edhe ngjyrën e brendshme të makinës së tyre.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore