Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

I njohur në të gjithë botën, 'Jeep' feston 80 vjetorin

I njohur në të gjithë botën, 'Jeep' feston 80

Pikërisht 80 vjet pas fillimeve, përfaqësuar nga nënshkrimi i kontratës midis ”Willys-Overland Co” dhe Departamentit të Mbrojtjes të SHBA për të filluar prodhimin e automjetit të parë ushtarak ”Jeep”, kjo markë arriti të lulëzonte në të gjithë botën.

Me një gamë të automjeteve rrugore që vazhdon të zgjerohet në segmente të reja, falë gjithashtu një komuniteti global të klientëve dhe entuziastëve besnikë dhe përdorimit të teknologjisë, ”Jeep” ka hapësirë të konsiderueshme në tregun e tij.

“Ne po festojmë 80-vjetorin tonë duke vazhduar të përparojmë. Jemi duke zgjeruar portofolin tonë në segmente të reja, siç është rasti me ‘Grand Cherokee’, ‘Wagoneer’ dhe ‘Grand Wagoneer’. Hapi tjetër është prezantimi i ‘Jeep Grand Cherokee Phev’, i cili do të pajiset për herë të parë me teknologjinë hibride plug-in 4xe”, theksoi Christian Meunier, shef i markës ”Jeep”.

”Ne jemi plotësisht të përkushtuar për një vizion të emisioneve zero të në të ardhmen. Brenda vitit 2025 ne do të ofrojmë një ‘Jeep’ 4xe elektrik me emision zero në çdo segment të SUV-it”, shtoi ai. “Konkurrenca është fantastike. Ekziston një dëshirë për liri dhe prandaj na duhen makina që janë të afta të shkojnë kudo”, theksoi Meunier gjatë një tryeze të rrumbullakët me median lokale.

“Ka shumë gjëra që duhen bërë dhe ne jemi duke punuar. Ne do të mbajmë pozicionin tonë udhëheqës, me siguri. Elektrifikimi mund të ofrojë mundësinë për ta bërë produktin tonë edhe më emocionues, edhe më të aftë dhe për t’i siguruar komunitetit tonë produkte edhe më të mira në të ardhmen, duke respektuar ambientin”, shtoi Meunier.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore