Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

E frikshme apo e bukur?/ Risia e Amazon: ‘Alexa’ do imitojë zërat e njerëzve të vdekur

E frikshme apo e bukur?/ Risia e Amazon: ‘Alexa’ do imitojë

Imagjinoni sikur një nga pajisjet teknologjike që ju keni në shtëpi të fillonte të fliste me zërin e një personi të dashur për ju, por që ka ndërruar jetë. Do ju bënte të lumtur, apo do ju frikësonte?

Kjo është diçka subjektive, por duket se ky do të jetë inovacioni i ri që Amazon do të sjellë për asistentin personal inteligjent, ‘Alexa’.

Karakteristika e re u prezantua së fundmi nga gjigandi Amazon i Jeff Bezzos, Rohit Prasad, Zëvendës/Shkencëtar i Lartë për ekipin Alexa. Në skenë, Prasad tha se ndërsa opsioni i ri nuk mund të eliminojë dhimbjen e humbjes së njerëzve të dashur, “Ajo sigurisht mund t’i bëjë kujtimet e tyre të qëndrueshme”.

Më pas u shfaq një video ku një fëmijë pyet Alexa-n: “A mund të nisë gjyshja të më lexojë Magjistarin e Ozit?” Pasi ajo thotë, “në rregull”, Alexa vazhdon të flasë me zërin e gjyshes së fëmijës.

Siç e patë në këtë përvojë, në vend të zërit të Alexa-s që lexon librin, është zëri i gjyshes së fëmijës,” u tha të pranishmëve Rohit Prasad.

Amazon ka zhvilluar tashmë teknologjinë e sintetizimit të zërit për të lejuar Alexa-n të imitojë zërat e të famshëmve, duke përfshirë Shaquille O’Neal dhe Melissa McCarthy.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore