Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

“Dua t’i rikthehet shikimi nënës”/ 29-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve nuk e ka parë kurrë të voglin e saj (video)

“Dua t’i rikthehet shikimi nënës”/

Bukurie Sade, është nënë e tre fëmijëve. Tre vite më pare, 29-vjeçares nga Cërriku, iu dëmtua shikimi aq rëndë sa nuk arrin të shohë fëmijët. Djalin dhe vajzën e madhe për herë të fundit i ka pare, para se të sëmurej. Ndërsa djalit të vogël, Bukuria i di vetëm emrin. Ajo nuk e di se sa i bukur është Amaris.

Unë nuk punoj jam në shtëpi, sepse nuk shoh nga sytë. Më kanë thënë që është një sëmundje e lindur dhe mund të kurohet me një operacion që kushton shumë lek. 4000 euro” , thotë Bukurie Sade.

Bertin është 10 vjeç. Ai thotë se është një nxënës i dalluar. Pasi bën detyrat, ai nuk luan si fëmijët e tjerë, por kujdeset për nënën e tij.  “Jam shumë keq sepse nuk e shoh do ta mamin kështu. Dua shumë që ajo të shohë, kjo është dëshira ime më e madhe.Jam shumë i mirë në shkollë, nxënës i dalluar. Pasi mësoj e ndihmoj mamin me punët e shtëpisë”.

Në këtë familje askush nuk punon. Ndriçimi, kryefamiljari çdo ditë del në fshat me shpresën se dikush do ta thërrasë për punë.  “Unë punoj me ditë ku të gjej. Kam problem nusen, skam para që t’i sjell shikimin. Ju lutem më ndihmoni”.

4000 euro mund të shpëtojnë 29-vjeçaren nga verbëria. Bukuria thotë se nëse shpëton dritën e syve do të gjej fuqinë të mundë dhe varfërinë.  “Nëse unë do të arrij të shikoj do të punoj në arë, në sera ku të gjej punë. Vetëm të shikoj”./ Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore