Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Doktorët klloun, prova që e qeshura është ilaçi më i mirë

Doktorët klloun, prova që e qeshura është ilaçi

A keni dëgjuar ndonjëherë për doktorët klloun? Ata janë persona të trajnuar për të shpërndarë doza të qeshurash dhe pozitiviteti. Doktorët klloun bashkëpunojnë me doktorët e vërtetë për të ndihmuar fëmijët e sëmurë gjatë procesit të shërimit.

Ata u qëndrojnë pranë fëmijëve kur bëjnë gjilpërat, i inkurajojnë dhe asistojnë gjatë terapive, i bëjnë të qeshin kur janë të mërzitur. T'i bësh pacientët për të qeshur, jo gjithmonë është e lehtë, por familjarët dhe stafet mjekësore bien dakord kur thonë se e qeshura është ilaçi më i mirë. Doktorët klloun nuk veshin paruke, nuk bëjnë ‘make up’ të ekzagjeruar, nuk veshin as këpucë të mëdha.

Ata vënë thjesht një hundë të vogël të kuqe dhe veshin një xhaketë të bardhë ose të verdhë dhe disa zbukurime. Ata sillen me naivitet dhe optimizëm, duke krijuar karaktere të cilët arrijnë të gjejnë shpresën në çdo situatë dhe gëzimin në gjërat e vogla.

Doktorët klloun përzgjidhen me kujdes dhe trajnohen nga profesionistë. Ata këndojnë, kërcejnë, bëjnë truke magjie, tregojnë histori në mënyrë që t'i bëjnë fëmijët e sëmurë të buzëqeshin dhe mos të demoralizohen.

Sipas një studimi, fëmijët që takohen dhe marrin pjesë në terapi me doktorët klloun shërohen më shpejt, nuk vuajnë nga ankthi dhe janë më optimistë për gjendjen e tyre. Sepse e qeshura ka qenë dhe do të ngelet gjithmonë forma më e mirë e terapisë dhe doktorët klloun janë prova më e qartë e këtij fakti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore