Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Dogana shkatërron çantën e dorës 19 mijë dollarëshe, ishte me lëkurë aligatori

 

Dogana shkatërron çantën e dorës 19 mijë

Një grua nxori mësim nga pësimi kur çanta e saj e shtrenjtë prej 19 mijë dollarësh me lëkurë aligatori u shkatërruar nga zyrtarët e doganave në Australi pasi u përpoq të hynte në vend pa lejen e duhur për mallin e blerë.

Forca Kufitare Australiane e sekuestroi kapi çantën Saint Laurent, të blerë në internet nga një butik në Francë, në një depo ngarkesash në Perth të Australisë Perëndimore në muajin janar.

Sipas qeverisë Australiane, blerësja kishte shpenzuar gati 20 mijë dollarë amerikanë për çantën e dorës. Por  ndërsa produktet e aligatorëve lejohen në vend, hyrja e tyre kontrollohet sipas Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës (CITES), për t'u siguruar që ato nuk janë të lidhura me tregtinë e paligjshme të botës së egër.

Blerësja duket kishte siguruar një licencë eksporti nga Europa, por jo edhe një licencë nga CITES për Australianë.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore