
Do të përballeni me shumë vështirësi, 3 SHENJAT e Horoskopit që do të preken nga Hëna e Plotë!
Jemi dy ditë para Hënës së Plotë te Binjakët, e cila vjen shumë fuqishëm për të ndikuar në të gjithë ciklin zodiak. Mund të themi se të gjitha hënat e plota mbajnë gjithmonë me vete dhe simbolizojnë ndryshime dhe sqarime në çdo fushë dhe kjo veçanërisht do të prishë jo pak ekuilibrin.
Quhet edhe “Hëna e Plotë e Ngrirë” ose “Hëna e Plotë e natës së gjatë”, pasi këtë muaj kemi natën më të gjatë të vitit. Megjithatë, tre do të jenë më të prekurit.
Shihni më poshtë nëse i përkisni tre shenjave që do të vështirësojë Hëna e Plotë:
Virgjësha
Hëna e plotë do të jetë në lidhje me Marsin retrograd, si rezultat i të cilit do të sjellë shumë trazira dhe shqetësime të përgjithshme në çdo fushë të jetës tuaj. Në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale do të ketë tensione të vazhdueshme, ndërsa në të njëjtën kohë do të shqetësoheni veçanërisht për fushën tuaj profesionale.
Në të njëjtën kohë, do të ketë shumë nerva dhe tensione me rezultat që nëse nuk mund të mbani fjalët dhe mirësjelljen tuaj, rrezikoni përçarje të mëdha në marrëdhëniet tuaja. Duhet pak durim dhe vetëpërmbajtje për të mos i çuar gjërat në ekstreme.
Shigjetari
Fakti që hëna e plotë do të ndodhë në boshtin tuaj, ju rendit ndër shenjat që do të ndikohen drejtpërdrejt nga kalimi i saj. Të gjitha marrëdhëniet tuaja do të preken dhe do të kuptoni shumë gjëra që ju shqetësojnë dhe ju vështirësojnë.
Gjithsesi, është gjithmonë mirë të flasim dhe të komunikojmë problemet dhe ankesat tona, por kërkon vëmendje të veçantë përsa i përket mënyrës së shprehjes, pasi në pasionin dhe intensitetin e momentit mund të thuash fjalë më të rënda seç duhet.
Binjakët
Fjala reflektim do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditëve, pasi do të mendoni shumë herë për çdo gjë, ndërsa në të njëjtën kohë do të reflektoni dhe rishikoni marrëdhëniet dhe vendimet tuaja të ndryshme që keni marrë në jetën tuaj. Në veçanti, sektori juaj profesional dhe i karrierës do t’ju krijojë një vështirësi, por duhet të mendoni mirë përpara se të merrni vendimin për t’u larguar ose për të qëndruar në punën tuaj.


Tre shenjat e Horoskopit që do ta nisin mbarë muajin shkurt!
Historia e plotë >

Ekspertët: Si të dalloni nëse e ftohura ka kaluar poshtë në mushkëri!
Historia e plotë >


Mësojini tani! 6 sëmundjet që kuron "si me magji" lëngu i panxharit
Historia e plotë >
Shikojeni me kujdes! A jeni të sigurt që ky imazh lëviz?
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana

Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament, çfarë zbuloi studimi tjetër?
Aktualitet


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >

