Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Djegia është e keqe. Ja përse

Djegia është e keqe. Ja përse

Mendohuni pak: përse e përdorim të gjithë zjarrin më së shumti? Për t’u ngrohur!

Tymi është nënprodukti kryesor dhe më i dëmshëm i djegies. Grimcat e dëmshme të tymit të cilat çlirohen në ajër kanë një impakt negativ tek njeriu që e pi cigaren si edhe tek ambienti.

Pikërisht për këtë arsye shkenca dhe teknologjia kanë krijuar pajisjet me ngrohje, alternativa ndaj cigares tradicionale të krijuara me qëllimin për të përcjellë nikotinë pa kimikatet e dëmshme që çlirohen me djegien.

Ngrohje, jo djegie

Dëmet që shkaktojnë cigaret tek shëndeti janë të njohura, megjithatë pak e dinë se çfarë e shkakton dëmin. Shkaktar është pikërisht tymi i cigares.

Kur cigarja fillon të digjet, ka arritur një temperaturë rreth 400 gradë Celsius. Kur cigarja quhet e ndezur, ka arritur në rreth 850 gradë. Në këtë çast, fillon të çlirohet tymi dhe, së bashku me të, edhe 6 mijë substanca, nga të cilat 100 të dëmshme apo potencialisht të dëmshme.

Ndërkaq, nikotina, e cila fajësohet si substancë e dëmshme, prej dekadash është përdorur për terapitë e lënies së cigares. Kjo sepse në vetvete nikotina nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me cigaren. Shkaktare janë substancat që çlirohen me djegien.

Nikotina mund të përftohet edhe në temperatura më të ulëta, ndaj shkencëtarët kanë krijuar alternativa me ngrohje, të cilat e përcjellin nikotinën duke e ngrohur fijen e duhanit dhe duke çliruar aerosol.

Aerosoli, në ndryshim nga tymi i dëmshëm i cigares, nuk përmban grimca të gurta karboni.

Duke shmangur djegien, i kemi kursyer vetes ekspozimin ndaj 6 mijë kimikateve, prej të cilave 100 të vërtetuara me shkencë se janë të dëmshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore