Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Dilema post-Covid e punonjësve britanikë pas rikthimit në zyrë

Dilema post-Covid e punonjësve britanikë pas rikthimit në

Pas heqjes së masave kufizuese, sipërmarrjet në Britaninë e Madhe kanë nisur që të thërrasin në zyrë punonjësit e tyre. Shumë kompani ka adoptuar një model fleksibël pune, mes shtëpisë dhe zyrës, por të tjera kanë kërkuar vetëm nga zyrat.

Për disa, ky është një lajm i mirëpritur si rikthim në normalitet, për të tjerë një shqetësim i shtuar për shëndetin dhe kushtet e punës.

Debbie Ryle, 45 vjeç, menaxhere kolegjesh edukimi në Londër është mes personave që e ka mirëpritur rikthimin në zyrë prej më shumë se dy javësh tashmë.

“Më mundëson ta di se kur e filloj dhe kur e mbaroj punën dhe kur filloj e kur mbaroj jetën private. Më pëlqen që ta ruaj këtë kufi. Sapo shkoj në shtëpi, nuk kam më nevojë që të hap e-mailin e punës përtej këtij orari që jam këtu. Kam vënë re një përmirësim real të shëndetin mendor dhe është kënaqësi që të shoh sërish kolegët”, thotë ajo për “The Guardian”.

Megjithatë, Ryle mbetet e shqetësuar për pandeminë. “Dy javët e fundit kam përdorur transportin publik. Kam vënë re që ka një rritje të fluksit të njerëzve. Trenat, autobusët, metrotë po mbushen githnë e më shumë dhe jo të gjithë mbajnë masat. Por, mendoj se tani që jam e vaksinuar jam e mbrojtur”, shton Ryle.

Ashtu si Ryle, edhe Robin Stephenson, 48 vjç dhe inxhinier programimi u lumturua kur pas sërish kolegët në zyrë në Londër. Para pandemisë, në ambientet ku punon kishte mbi 1500 njerëz, sot janë më pak se 100.

“Së fundmi takova një koleg që nuk e kisha takuar kurrë përballë, pavarësisht se kishte punuar me të përmes Microsoft Teams për një vit. Ishte mirë që u rikthyem, por vetëm vetëm tre vetë të ekipit tim janë rikthyer, prandaj përdorëm sërish Teams për të mbajtur takime në distancë”, thotë ai.

Thotë se nuk planifikon që të shkojë shpesh në zyrë, nisur nga fakti që kompania u ka lënë mundësi për një regjim hibrid pune mes shtëpisë e zyrës. “Nuk do të vij derisa të rikthehet shumica. Nuk ka kuptim që të lë shtëpinë dhe të vij këtu dhe sërish të bëj takime përmes platformave online”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore