Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Dëshironi që flokët t’ju rriten shpejt? Ju ndihmoj kjo recetë natyrale

Dëshironi që flokët t’ju rriten shpejt? Ju ndihmoj kjo

Shumica e femrave preferojnë flokë të gjatë dhe të shëndetshëm. Por që të keni flokë sa më të bukur dhe të shndritshëm duhet treguar një kujdes i madh ndaj tyre.  Madje gratë janë gjithmonë në kërkim të maskave të reja, që flokët e tyre të qëndrojnë sa më të fortë.

Disa përfundojnë duke përdorur kimikate që janë “bomba” toksine të vërteta, të cilat shkatërrojnë dhe thajnë flokët e tyre më shumë. Të tjerë kërkojnë zgjidhje nëpër sallone bukurie, që përdorin gjithashtu produkte me kimikate dhe për më tepër me çmime të larta.

Por mos u trishtoni, sepse edhe ju mund të keni flokë super të gjatë në pak kohë! Ky truk është një recetë shtëpiake me përbërës që do të aktivizojnë rritjen e flokëve. Përbërësi kryesor është rozmarina, e cila ka fuqinë të aktivizojë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, duke përshpejtuar rritjen natyrshëm.

Vendosni pak rozmarinë të thatë, hibiskus të thatë dhe karafil në një enë dhe përziejeni me shampo. Mbylleni dhe lëreni të aromatizojë për pesë ditë. Pas kësaj kohe shampoja do të bëhet rozë. Sa herë që lani flokët përdorni shampon me rozmarinë dhe do ta shihni rezultatin brenda disa javësh!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore