Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Mafia i vrau nënën, 34-vjeçarja synon të bëhet kryebashkiake e Napolit me ndihmën e djalit të shefit të Camorra-s

Mafia i vrau nënën, 34-vjeçarja synon të bëhet

Më 11 qershor 1997, një vajzë 10-vjeçare e quajtur Alessandra Clemente dëgjoi 41 të shtëna me armë nga një dritare e hapur në shtëpinë e saj në Napoli, teksa ishte duke pritur që nëna e saj të kthehej për drekë. Kur të shtënat u ndalën, ajo vrapoi drejt dritares dhe pa nënën e saj, Silvia, të shtrirë në një pellg gjaku. Vëllai i vogël i Alessandrës qëndronte pranë nënës, duke qarë. Silvia Clemente nuk ishte objektivi i vrasësit, por, në moshën tridhjetë e nëntë vjeç, ajo ishte vrarë nga një plumb qorr. Deri atë ditë, Alessandra nuk kishte dëgjuar kurrë për organizatën që i kishte dhënë fund jetës së nënës së saj, Kamorrën - mafian Napolitane.

Njëzet e katër vjet më vonë, Alessandra Clemente, tani një grua 34-vjeçare, po kandidon për postin e kryebashkikut të Napolit. Fushata e saj përfshin të afërm të tjerë të viktimave të mafias dhe djalin e një mafiozi të lartë në Kamorra. Në çdo tubim elektoral, Clemente kujton rastin e vdekjes së nënës së saj.

"Unë kurrë nuk kisha dëgjuar të shtëna me armë më parë, kështu që mendimi im i parë ishte për një aksident me makinë," tha ajo, në një intervistë të fundit. "Vetëm më vonë mësova se Camorra kishte planifikuar të vriste një shef të rangut të lartë."

Atë ditë, shtatë vrasës mafiozë dolën në rrugët e Arenella, një lagje në kodrën Vomero, me motoçikleta, për të vrarë Luigi Cimino, një bos i lartë mafioz nga një klan rival.

Goditjet mafioze shpesh kryhen në zona të mbushura me civilë të pafajshëm. "Kur shikova nga dritarja, pashë që vëllai im më i vogël, Francesco, mbante dorën e nënës sonë. Isha e shkatërruar, por e dija që duhej të kujdesesha për vëllain tim," tha Clemente. "Vendosa të kandidoj për kryetar bashkie sepse nuk dua që më shumë fëmijë, si vëllai im, të përjetojnë këto tragjedi."

Plani i Clemente për t’i dhënë fund ciklit të dhunës mbështetet tek nënat dhe gratë e mafiozëve. "Unë u rrita me idenë se dikush tjetër duhej të vdiste në vendin e nënës sime," tha ajo. "Por me kalimin e kohës, kuptova se ndryshimi nuk lind nga urrejtja, por përmes dashurisë, dhe se nëse do të doja të ndryshoja gjërat, do të kisha nevojë për ndihmën e nënave të grupit Kamorra. Këto nëna duhet të bëhen aleatet e mia nëse duam të arrijmë vërtet sukses. Nënat dhe, në përgjithësi, gratë, në Kamorra, kanë një fuqi pothuajse të strukturuar. Ata janë shumë, shumë me ndikim. ’’

Rritja e grave që komandojnë poste brenda mafies është një fenomen gjithnjë e më i përhapur në Itali. Të njohur si ‘boset me funde’, ata kanë zëvendësuar burrat dhe djemtë e tyre të burgosur në pikat e nxehta të mafias në të gjithë jugun e Italisë.

Por forca e vërtetë e Kamorrës vjen nga adoleshentët. Në periferi të Napolit, krimi shihet si një rrugë drejt suksesit financiar. Ata janë objektiva të lehtë për rekrutimin e mafies, shkruan Gazeta SHQIP.

‘’ Ata janë të rinj që në mungesë të modeleve pozitive, e gjejnë veten duke shitur drogë për Kamorrën për 100 euro në ditë, ’’ thotë Clemente, e cila ka shërbyer që nga viti 2013 si anëtare e këshillit lokal duke u fokusuar në politikat rinore. ‘’ Këtu ne duhet t’i bëjmë ata dhe nënat e tyre të kuptojnë se këto para të lehta janë një iluzion. Sepse, në moshën 23 vjeç, në rastin më të mirë, ata do të përfundojnë në burg dhe, në rastin më të keq, do të vriten. ’’

Si kandidate për Kryetar Komune, Clemente mbështetet nga partitë e moderuara të majta dhe të majta ekstreme. Ajo nuk është e preferuara, me një vlerësim të votave që shkojnë midis 11% dhe 22%. Për momentin, sondazhet i japin një avantazh të qartë kandidatit Gaetano Manfredi, ish-dekan i Universitetit të Napolit Federico II, i mbështetur nga partia Demokratike dhe lëvizja anti-establishment 5 yjet.

Por sondazhet e kryera në qytet shpesh kanë rezultuar jo të besueshme, të përmbysura nga votuesit e pavendosur dhe ata që abstenojnë, të cilët aktualisht përbëjnë 52% në Napoli.

Për këdo që fiton, detyra do të jetë e ndërlikuar. Edhe pse qyteti është përmirësuar qartë nga pikëpamja sociale dhe kulturore, problemet mbeten. Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet lokale, mbi 30% e banorëve të Napolit janë të papunë.

Krahas saj është Antonio Piccirillo, kandidat për këshillin e qytetit dhe djali i shefit të Kamorrës, Rosario Piccirillo. Antonio është vetëm 25 vjeç, dhe është rritur duke njohur babanë e tij, i cili ka qenë në burgje të ndryshme në të gjithë Italinë. Një ditë, Piccirillo vendosi të distancohej publikisht nga gjithçka që kishte bërë babai i tij.

‘’ E imja është një histori vuajtjesh, e shënuar nga dhimbja që më shkaktoi babai im, ’’ tha Antonio për Observer. ‘’ Unë vendosa të mos e  vizitoja më në burg. Ishte shumë e dhimbshme. Unë do të kisha pasur rrugën time të shtruar në Kamorra. Mund të kisha bërë ‘punën’ e babait tim, por ajo botë më bëri të sëmurë. Kështu, disa vjet më parë, vendosa të shfryj zemërimin tim ndaj kësaj bote. Do të doja që babai im ta dinte se unë jam kundër tij për ta shpëtuar atë. Rebelimi im është një mënyrë për të arritur tek ai. Unë po zgjas dorën që ai duhet të më kishte shtrirë kur isha i vogël. "/ The Guardian - Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore