Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Burrat që nuk kanë frikë të jetojnë nën hijen e bashkëshorteve të tyre të fuqishme (FOTO)

Burrat që nuk kanë frikë të jetojnë nën hijen e

Shpesh dëgjojmë njerëzit që thonë se pas çdo burri të madh, gjithmonë qëndron një grua e shkëlqyer. Por gjërat nuk mund të jenë ashtu gjatë gjithë kohës.

Sidomos në ditët e sotme, ku ka shumë shembuj të çifteve ku gratë janë bërë më të famshme dhe të fuqishme se sa bashkëshortët e tyre.

Mendoni Meryl Streep, Mbretëreshë Elizabeth II apo Serena Williams, të cilat janë lidere në fushat e tyre.

Të gjitha ndajnë një personalitet të shkëlqyeshëm dhe një karizëm marramendës. Por ato kanë gjithashtu krah tyre shokë që nuk duan që të vjedhin vëmendjen prej tyre dhe që i mbështesin gjatë gjithë karrierës.

“Bright Side” ka zbuluar një listë të burrave, të cilët kanë ndërtuar një jetë së bashku me gra që shkëlqejnë në art, sport apo fusha të tjera.

Burrat që nuk kanë frikë të jetojnë nën hijen e

Princi Philip, Duka i Edinburgh me Mbretëreshë Elizabeth II. Çifti ka mbi 70 vite të martuar.

Burrat që nuk kanë frikë të jetojnë nën hijen e

Stedman Graham, partneri i Oprah Winfrey. Njihen që nga viti 1986, u fejuan në 1992-n dhe kanë vendosur që të mos martohen. Pavarësisht kësaj, marrëdhënia e tyre është më e fortë.

Burrat që nuk kanë frikë të jetojnë nën hijen e

Don Gummer, partneri i Meryl Streep. Kanë mbi 40 vite bashkë dhe kanë 4 fëmijë.

Burrat që nuk kanë frikë të jetojnë nën hijen e

Neil Murray, bashkëshorti i J.K. Rowling. Ata u martuan në vitin 2001 dhe kanë 2 fëmijë bashkë.

Burrat që nuk kanë frikë të jetojnë nën hijen e

Shelby Bryan, partneri i Anna Wintou. Ishte viti 1999 kur ata u njohën dhe të dy ishin të martuar. U ndanë nga partnerët e tyre dhe që atëherë janë bashkë.

Burrat që nuk kanë frikë të jetojnë nën hijen e

Benjamin Millepied, bashkëshorti i Natalie Portman, me të cilën ka shumë vite bashkë dhe dy fëmijë.

Burrat që nuk kanë frikë të jetojnë nën hijen e

Daniel Moder, partneri i Julia Roberts. Janë martuar në vitin 2002 dhe kanë 3 fëmijë së bashku.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore