
Bën orë shtesë që t’u mësojë nxënësve këngë shqipe, mësuesi në Shkup: Është sfiduese, por po ja dalim (FOTO)
Pavarësisht përmbajtjes së teksteve shkollore, Osmani bën edhe orë shtesë me nxënësit e tij, për t’ju mësuar këngë shqipe. Sipas tij, përmbajtja e teksteve është e deformuar dhe tekstet shkollore kanë literaturë me informacione vetëm për kulturën skllave.
Ndërkohë videot e tij duke kënduar këngë shqipe në klasë janë bërë virale dhe shpërndarë shumë në rrjetet sociale.
E për të folur për këtë ka qenë i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi edhe pse një gjë e tillë është “sfiduese, po ja dalim mbanë”.
“Është sfiduese, ne po mundohemi që ti kalisim gjeneratat e reja me frymë kombëtare. Por pa ja dalim mbanë. Unë jam edukuar nga prind mësimdhënës dhe i dimë peripecitë që ne kemi kaluar”, tha mësuesi.
Ramadani shtoi se nxënësit janë jashtëzakonisht të interesuar. “Po mundohemi që ti mbajmë gjallë në frymën kombëtare. Nxënësit janë gjithmonë në gatishmëri për diçka të mirë, e kur është puna për artin ata janë në resht të parë. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, bën që gjenerata do të harrojë historinë e vendit. Pa njohur veten nuk mund të njohim kultura të tjera”, vijoi Osmani.
I pyetur se a e priste që videot e tij do të priteshin kaq mirë dhe do të kishte reagime kaq të bukura, ai tha “jo”.
“Kam një kolege andej kufirit, është nga Korça, kemi bashkuar kokat në këtë rrugëtim. Është e jashtëzakonshme kur shikon se diçka e jotja po bëhet virale. Video për këngën e Luigj Gurakuqin është bërë në prova dhe nga entuziasti i realizimit të asaj kënge, e publikova në rrjetet sociale. Pas publikimit kam rënë në gjumë dhe kur u zgjova pashë se ishte masakruar celulari prej mesazheve. Në videot e tjera apo ajo e para, ka komente shumë të mira. Disa i lexoj, por jo të gjithë, por jam shumë falënderues për gjithë ata që i kanë shpërndarë dhe komentuar”, përfundoi mësuesi.

Lëngjet që kanë më shumë vitaminë C dhe përfitimet për shëndetin
Historia e plotë >
Vendi i trashëgimisë botërore në Shqipëri pa turistë (FOTO)
Historia e plotë >

Jo vetëm ngrohja globale e viruset/ Njerëzimi po rrezikohet fuqishëm nga...
Historia e plotë >
Plot vlera ushqyese dhe vitamina, ja koha e duhur për të pirë ujë me limon
Historia e plotë >
Skleroza e shumëfishtë/ Zbuloni si ndikon vitamina D te mbrojtja e trurit
Historia e plotë >

Regjistrohen zhurmat e para në planetin Mars, NASA publikon audion
Historia e plotë >
Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Rëndohet situata e pandemisë në Shqipëri, 9 qarqe zona të kuqe, shpresa e vetme janë vaksinat

Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

