Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Bëhuni gati! ‘Hëna Luleshtrydhe’ do të dhurojë spektakël sot në qiell

Bëhuni gati! ‘Hëna Luleshtrydhe’ do të dhurojë

Bëhuni gati, sot do të shihni surpriza në qiell!

Sipas raportimeve hëna e plotë e parë e 2022 është gati të mbizotërojë sot. Ekzaktësisht këtë mbrëmje 14 qershor 2022, ora 23:00, qielli do të dhurojë spektakël me ‘Hënën Luleshtrydhe’.

Mësohet ndër të tjera se kjo hënë kaq e ëmbël ndodhet në një afërsi më e afërt se zakonisht me Tokën dhe do të duket më e madhe se zakonisht.

Hëna do të jetë në Shigjetarin me shpirt të lirë, ndërsa dielli do të jetë në Binjakët e zgjuar dhe të shoqërueshëm. Shënon një kohë për të realizuar qëllimet e mesit të vitit e për të shijuar frytet e punës sonë.

'Hëna Luleshtrydhe' do të jetë e plotë më 14 qershor në orën 23:00, ndërsa do të jetë e dukshme edhe në datën 15 qershor në orën 01:23. Duke kërkuar për Hënën në qiell, do të gjejmë edhe yllin e kuq supergjigant Antares dhe gjigantin e gazit Jupiter.

'Hëna Luleshtrydhe' është një pseudonim tradicional për çdo hënë të plotë që bie në qershor. Ky emërtim i këndshëm bazohet në faktin se luleshtrydhet piqen gjatë kësaj periudhe të vitit në Amerikën e Veriut, kështu që kjo kokrra të kuqe më në fund mund të korret dhe shijohet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore