Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Bajamet e egra të Shqipërisë, vetitë për të luftuar diabetin dhe mbipeshën

Bajamet e egra të Shqipërisë, vetitë për të

Në Shqipëri, gjenden shumë bajame të egra që rriten lirshëm në mjedisin e tyre natyror. Bajamet e egra janë mjaft popullore në Berat dhe në zonat përreth. Në disa dyqane, kokrrat e bajameve të egra shiten me një çmim prej 3500 Lek/kg ndërsa çmimi i bajames së zakonshme është 1800 Lek/kg. Studiuesit kanë zbuluar se disa substanca esenciale të bajames së egër mund të përdoren si armë të forta në betejën kundër mbipeshës dhe diabetit. Disa studime tregojnë që fruti i bajames së egër ka aftësinë dhe fuqinë për të ndikuar tek disa mikroorganizma që ndodhen në stomak dhe ndikon për të stabilizuar metabolizmin. Ekspertët rekomandojnë që fëmijët të konsumojnë 1-2 kokrra bajame të egra në ditë, ndërsa për të rriturit rekomandohen nga 2 bajame të egra tre herë në ditë. Çdo sasi tjetër nuk është e rekomandueshme, për shkak të nivelit toksik të bajames së egër.

Cili është ndryshimi mes vajit të bajames së ëmbël dhe atij të bajames së hidhur?
Ndryshimi mes dy vajrave:
Nga bajamet mund të përftojmë dy lloje vajrash: vajin e bajames së ëmbël dhe vajin e bajames së hidhur, të prodhuara nga dy pemë të ndryshme. Pema e bajames së ëmbël zakonisht ka lule të bardha ndërsa pema e bajames së hidhur ka lule ngjyrë rozë. Të dyja pemët rriten në lartësi nga 4 deri në 10 metra. Bajamja e ëmbël përdoret edhe në kuzhinë në receta të ndryshme. Ajo prodhon një qumësht të ngjashëm me atë të sojës, që sugjerohet për njerëzit që nuk e tolerojnë laktozën ose janë vegjetarianë.

Mielli i bajames nuk përmban gluten dhe karbohidrate ndaj rrjedhimisht rekomandohet për njerëzit që kanë kërkesa specifike ushqimore. Bajamja e hidhur është përdorur historikisht në sasi më të vogla për aromë dhe shije të disa produkteve siç janë shurupi i bajames dhe biskotat italiane. Të dy vajrat kanë ndikime të ndryshme në lëkurën e njeriut. Vaji i bajames së ëmbël është një hidratues i shkëlqyeshëm sidomos për lëkurat e thata dhe ato të ndjeshme. Ai është i pasur me proteina, vitamina dhe minerale që e gjallërojnë lëkurën në maksimum. Vaji i bajames së hidhur është vaj esencial. Ai nuk duhet përdorur në kujdesin për lëkurën. Ky vaj përdoret kryesisht si aromatik. Bajamet e egra mund të gjenden në pikat e tregtimit të bimëve mjekësore dhe në dyqanet organike, ndërsa vajrat esenciale të bajames gjenden në farmaci./AgroWeb.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore