Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Babai i Hitler nuk ishte fshatar i thjeshtë/ Si ndikoi me autoritetin e tij për ta kthyer Adolf-in në një "përbindësh"

Babai i Hitler nuk ishte fshatar i thjeshtë/ Si ndikoi me autoritetin e tij

Babai i Adolf Hitlerit ishte autoritar, njeri politik, që mendonte për veten e tij se ishte mbi të tjerët dhe kishte një ndikim të jashtëzakonshëm tek djali i tij, ka pohuar një historian gjerman.

Roman Sandgruber, profesor në Universitetin e Linz, thotë se ai i bëri zbulimet pasi studioi një grup prej 31 letrash të shkruara nga Alois Hitler për njeriun që i shiti një fermë në 1895 - gjatë ditëlindjes së gjashtë të Adolf Hitlerit.

Sandgruber argumenton se ndërsa shumë historianë mendojnë për Alois 'se ishte një fshatar i thjeshtë që rrinte vetëm në tavernë dhe rriste bletë', ai ishte në të vërtetë një personazh shumë më i ndërlikuar dhe më i ligë.

Alois rriti bletë sepse ai kishte ambicie të bëhej një 'fermer zotëri' për të ngritur veten mbi të tjerët dhe kaloi kohën në tavernë sepse atje mund të bënte politikë, thotë Sandgruber.

Ai shton se, ndërsa Alois ishte dominues ndaj familjes së tij, ai ishte i kujdesshëm ndaj autoritetit dhe kundërshtoi fuqinë dhe ndikimin e kishës, veçanërisht në politikë.

Shumë nga këto tipare i kaluan djalit të tij të dytë, Adolf, i cili - megjithë aktet e rebelimit adoleshent - u prek thellë nga kjo edukatë, thotë Sandgruber.

Rezultatet e kërkimit të tij formojnë bazën e një libri të ri, Babai i Hilterit: Si u bë djali diktator.

Alois lindi në 1837 me mbiemrin Schicklgruber në Strones, Austri, si djali i paligjshëm i gruas fshatare Maria Schicklgruber.

Nëna e tij vdiq kur ai ishte nëntë vjeç, duke e lënë atë të rritet nga vëllai i njerkut të tij Johann Hiedler - një fermer.

Pas një karriere të shkurtër si këpucar, Alois u rekrutua në ushtri si një zyrtar doganash, ku ai punoi për 40 vjet - përfundimisht duke u ngritur në gradën e inspektorit të doganave, ku karriera e tij u ndal sepse ai nuk kishte kualifikime për të shkuar më tej.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore