Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Arktiku siberian temperatura rekord, lëshohen sasi të frikshme dioksidi karboni

Arktiku siberian temperatura rekord, lëshohen sasi të frikshme

Temperaturat në Arktikun e Siberisë arritën një mesatare rekord në muajin qershor e disa zona kanë parë zhivën e termometrit të tregojë 10 gradë Celsius.

Shkencëtarët thonë se nxehtësia ka ndihmuar shpërthimin e zjarreve në rajon, duke rezultuar në lëshimin e paprecedent të 59 milion tonëve dioksid karboni.

Moti i nxehtë i verës nuk është diçka e rrallë në Rrethin Arktik, por muajt e fundit kanë parë temperature të larta anormale.

Arktiku besohet të ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale. Carlo Buontempo, drejtor i programit të vëzhgimit të tokës së Bashkimit Europian, “Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Koperniku”, tha se tendenca e vënë re është shumë  "shqetësuese".

Shkencëtarët e Kopernikut thonë se rajoni pati një rritje mesatare prej 5 gradë Celsius. Kjo kapërcen dhe rekordet e viteve 2018 dhe 2019. Në një qytet siberian, Verkhoyansk, temperature në 20 qershor arriti në 38 gradë Celsius, apo 18 gradë më shumë se mesatarja maksimale ditore për muajin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore