Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Apple i jep përdoruesve të ‘iPhone’ mjet të ri privatësie, ‘tërbohet’ Facebook

Apple i jep përdoruesve të ‘iPhone’ mjet të ri

Kompania Apple ka nisur kësaj jave një përditësim të ri për celularët e saj iPhone në të cilat përfshihet një mjet i fuqishëm i ruajtjes së privatësisë, dhe për të mos e përdorur atë duhet të zgjidhet opsioni përkatës. Kështu që ata që nuk e kanë bërë ende përditësimin, të mos vonojnë.

Mjeti anti-gjurmues i sistemit iOS 14.5 është një kërcënim për Facebook dhe rrjete të tjera që gjurmojnë metodën e përdorimit të rrjetit nga përdoruesit, për t’i bërë ata objekt të reklamave të shënjestruara, mbledhjes së të dhënave private dhe informacioneve të ndryshme. Prandaj Facebook ka tentuar të lëvizë kundër instalimit të opsionit të Apple App Tracking Transparency (ATT), i prezantuar nga kompania prej qershorit.

“Një nga sekretet e reklamave dixhitale është se kompanitë si Facebook ndjekin zakonet online të klikimeve të përdoruesve. Ndërsa tani, Facebook dhe rrjete të tjera si Spotify e Amazon, duhet të kërkojnë leje për ta bërë këtë në celularët e përditësuar iPhones”, thotë kompania.

Rrjeti NBC News thotë: “Sistemi i ri jep një ide të qartë se sa të dhëna po u jepen reklamave dhe aplikacioneve, duke u dhënë fuqinë përdoruesve të zgjedhin se cilëve t’u japin më shumë informacion personal”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore