Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Alfred Lela vjen me një tjetër projekt, "High Albania" programi që nis të dielën në Top News (VIDEO)

Alfred Lela vjen me një tjetër projekt, "High Albania"

Të dielën në orën 20:00 do të nisë programi më i ri në Top News, "High Albania" me Alfred Lelën.

Promoja është publikuar dhe siç duket qartë, kjo eksperiencë e re televizive e Lelës do të jetë e lidhur ngushtë me pasionin e tij: malet.

Ky program nuk flet për udhëtime që në fokus është luksi, restorantet apo foto “Instagram”-i. Është një program për të guximshmit, për alpinët - ata që e shohin botën nga 2 mijë metra lartësi. Në këtë program do flitet dhe do vizitohen malet e Shqipërisë, ku bashkë me grupin do të jetë dhe vetë gazetari Alfred Lela.

Alfred Lela vjen me një tjetër projekt, "High Albania"

Përmes këtij programi do të kemi mundësinë të shohim një anë tjetër të Lelës, jo si gazetar, as si moderator, as si shkrimtar, por si një alpinist, i cili do të sjellë për audiencën një eksperiencë ndryshe dhe mbase edhe nxitjen për të shijuar bukurinë e maleve të vendit tonë.

Kujtojmë se Alfred Lela është po ashtu në Top News me emisionin politik "Politiko" çdo të hënë dhe të premte në orën 20:30, ndërkohë të dielave do të vijë me "High Albania"  në orën 20:30 në po të njëjtin ekran.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore