Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Adoleshentja që sfidoi lartësitë dhe -45 gradë Celsius/ Babë e bijë ngjitën 7 majat më të larta në botë (FOTO)

Adoleshentja që sfidoi lartësitë dhe -45 gradë Celsius/

Arianit dhe Mrika Nikqi, babë e bijë, janë të dy të pasionuar pas alpinizmit dhe synojnë që të thyejnë sa më shumë rekorde duke ngjitur majat më të larta.

Ata jetojnë në Pejë dhe rreth 1 vit më parë kanë arritur që të ngjisin majat më të larta në të 7 kontinenteve, duke sfiduar kështu shumë alpinistë në mbarë botën.

Adoleshentja që sfidoi lartësitë dhe -45 gradë Celsius/

Të dy së bashku arritën të sfidonin temperaturat deri në -45 gradë duke u bërë dhe shqiptarët e parë në botë për ngjitjen e shtatë majave më të larta, si: Kilimanxharo në Afrikë, Vinson në Antarktika, Aconvagua në Amerikën Latine, Everest në Azi, Denali në Amerikën Veriore, Elbrus në Evropë.

Që në moshën 7-vjeçare, Mrika ka qenë një garuese e suksesshme në karate dhe në ski dhe pas moshës 10-vjeçare filloi të kishte interes për alpinizmin. Fillimi ishte i vështirë për Mrikën, pasi ajo ka pasur edhe një incident nga lartësia teksa ngjiste Kilimanxharon.

Adoleshentja që sfidoi lartësitë dhe -45 gradë Celsius/

Arianiti e ka shoqëruar gjithmonë në këtë mision pasi ai ka më shumë se 25 vite që merret me alpinizëm përtej profesionit të tij si avokat. Sfidat e tyre të radhës janë poli i Jugut dhe poli i Veriut.

Babë e bijë ishin mëngjesin e sotëm të ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku treguan se kanë patur raste ku janë frikësuar pasi jeta e tyre ka qenë në rrezik. “Kemi patur raste ku kemi qenë në rrezik dhe nuk mund të bëje asgjë për ta evituar, veç shpresoje që të shpëtoje. Këto vështirësi i kemi pas më së shumti në Everest, ku ka pas ortekë e kur jemi nisur nga një kamp për te tjetri, nuk e kemi ditur nëse do shkonim shëndosh”, tha Mrika.

Adoleshentja që sfidoi lartësitë dhe -45 gradë Celsius/

Adoleshentja që sfidoi lartësitë dhe -45 gradë Celsius/

Adoleshentja që sfidoi lartësitë dhe -45 gradë Celsius/

Adoleshentja që sfidoi lartësitë dhe -45 gradë Celsius/

Adoleshentja që sfidoi lartësitë dhe -45 gradë Celsius/

Adoleshentja që sfidoi lartësitë dhe -45 gradë Celsius/

Adoleshentja që sfidoi lartësitë dhe -45 gradë Celsius/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore