Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

A mund të ringjallë shkenca të vdekurit me anë të ngrirjes së organeve? Magjistari: Personat e sëmurë, duan një shans më shumë...

A mund të ringjallë shkenca të vdekurit me anë të

Një ngjarje e jashtëzakonshme është bërë virale në rrjet mbi një laborator në Rusi që ishte ngritur për të bërë të mundur jetën e përjashtme. Koncepti i kriogjenisë një fenomen i ri shkencor që mban në ngrirje brenda azotit organet, që të pasurit paguanin për t'u ngjallur.

Aty u gjendën trupat e njerëzve që paguan mijëra funta me shpresën se do të ringjallen në të ardhmen. Disa nga kufomat ishin nga Britania dhe SHBA dhe ishin ruajtur nga ish-burri i Valeria Danila Medvedev, 41-vjeçar, në laboratorin e Moskës, në Rusi.

A mund të ringjallë shkenca të vdekurit me anë të

Laboratori është objekti kryesor i ruajtjes së krio-ruajtjes në Rusi. Policia u thirr dhe kapi ngarkesën makabre të mbetjeve njerëzore të ruajtura nga teknologjia “Frankenstein”duke u ofruar njerëzve mundësinë që të “kthehen në jetë” në të ardhmen.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në lidhje “Skype” nga Italia ishte Nadir Murra. Magjistari ka bërë intervistë me një person që ka krijuar një laborator të tillë.

A mund të ringjallë shkenca të vdekurit me anë të

“Ne ende nuk e kemi kuptuar sensin e jetës. Kur pyeta personin nëse kemi mundësi ne sot me teknologjinë që kemi që ta rikthejmë në jetë një njeri, më tha: “momentalisht jo””, tha Nadiri.

Ky i fundit shton se kur e pyeti më pas se pse po tentojnë të mbajnë një njeri në ngrirje, personi nuk i është përgjigjur.

“E gjithë shkenca po drejtohet drejt kësaj linje. Ne kemi trup fizik dhe energjik. Ngrihet trupi fizik në mënyrë që një ditë shkenca të na rikthejë në jetë”, tha magjistari.

A mund të ringjallë shkenca të vdekurit me anë të

Sipas tij, njerëzit që kanë vendosur që të ngrihen, kanë pasur ndonjë sëmundje të pashërueshme.

“Kanë dashur një shans të dytë, një shans më shumë. Asnjë nga ata që janë në ngrirës kanë qenë mirë fizikisht”, tha më tej Nadiri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore