Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

A ka jetë në Planetin Venus? Ajo çfarë kanë pikasur astronautët do t'i habisë të gjithë

A ka jetë në Planetin Venus? Ajo çfarë kanë pikasur

Astronomët zbuluan një gaz në Planetin Venus që ende nuk mund ta shpjegojnë. Ky gaz është fosfinë – një molekulë e përbërë nga një atom fosfori dhe tre atome hidrogjeni.

Në Tokë, fosfina është e lidhur me jetën, me mikrobe që jetojnë në zorrët e kafshëve si pinguinët, ose në mjedise të varfëra nga oksigjeni, siç janë kënetat. Me siguri, ju mund ta bëni atë në mënyrë industriale, por në planetin Venus nuk ka fabrika dhe sigurisht nuk ka pinguinë. 

Pse gjendet ky gaz atje, 50 km lart nga sipërfaqja e planetit? Profesoreshë Jane Greaves, nga Universiteti Cardiffit në Mbretërinë e Bashkuar dhe kolegët e saj kanë vetëm këtë pyetje.

Ata kanë botuar një punim në revistën Nature Astronomy duke detajuar vëzhgimet e tyre të fosfinës në Venus, si dhe hulumtimet që ata kanë bërë për të provuar se kjo molekulë mund të ketë një origjinë natyrore, jo-biologjike.

Por për momentin, ata kanë ngecur në vend siç i tregojnë programit Sky At Night të BBC-së, i cili ka biseduar gjatë me ekipin.

Duke pasur parasysh gjithçka që dimë për Venusin dhe kushtet që ekzistojnë atje, askush nuk ka qenë ende në gjendje të përshkruajë një rrugë abiotike për në fosfinë, jo në sasitë që janë zbuluar. Kjo do të thotë që një burim jete meriton shqyrtim.

“Gjatë gjithë karrierës sime kam qenë e interesuar në kërkimin e jetës diku tjetër në Univers, kështu që ky zbulim është i jashtëzakonshëm,” tha Prof Greaves. “Por, po, ne po inkurajojmë vërtet njerëz të tjerë të na tregojnë se çfarë mund të kemi humbur. Dokumenti dhe të dhënat tona janë qasje e hapur; kështu funksionon shkenca.”

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore