Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

A është e rrezikshme të kryesh marrëdhënie seksuale kur je shtatzënë?!

A është e rrezikshme të kryesh marrëdhënie seksuale kur

Sipas një studimi ka marrë përgjigje edhe pyetja nëse është apo jo e rrezikshme që të kryesh marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë. Edhe pse seksi është gjëja e fundit që të vjen ndërmend kur je shtatzënë, kjo varet nga hormonet, ndaj nëse ke dëshirë të kryesh marrëdhënie, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi. Sipas ekspertëve, mund të bësh seks sa të duash!

Të kryesh marrëdhënie seksuale përfundimisht diçka e sigurt, në një shtatzëni normale. Nëse shtatzënia ka komplikime, marrëdhënia seksuale nuk është zgjedhja më e mirë. Prof.Dr. Mary Jane Minkin shpjegon se:

Është thuajse e pamundur që seksi në shtatzëni të shkaktojë abort. Marrëdhëniet e rregullta seksuale nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënisë.

Sidoqoftë, duhet të merret edhe një aprovim nga ana e mjekut, sepse mund të ketë ndërlikime që e bëjnë të rrezikshëm atë. Dhe si përfundim, bebja nuk i ndjen “gudulisjet”.

Mund të përmendim gjithashtu se studiuesi Daniel Pink në librin “Shkenca e kohës” thotë se ka një kohë të saktë për të bërë gjithçka. Edhe seksi, është vetëm çështje kohe. Sipas ekspertit të ritmit, Dr.Paul Kelley, koha e përkryer për të bërë seks është saktësisht ora 22:00 në mbrëmje sepse orgazma shkakton lëshimin e oksitocinës, hormoni i lidhur me humorin e qetë dhe rrjedhimisht ju flini shumë më mirë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore