Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

A është e këshillueshme të flesh me freskuesen ndezur? Dy arsye që ju bindin

A është e këshillueshme të flesh me freskuesen ndezur? Dy

I nxehti i verës është i padurueshëm për të gjithë. Temperaturat e larta janë të vështira për t’u përballuar, por sidomos kur bëhet fjalë për natën, kur vapa bëhet shqetësuese edhe për gjumin.

Në ditët e nxehta, edhe netët janë po ashtu të nxehta dhe nuk ka gjë më të bezdisur se sa djersitja. Në këto raste ka vetëm një zgjidhje: të lëmë në punë freskuesen. Shumë shpejt vjen ajër i freskët në fytyrë dhe… ja u zgjidh.

Por duhet kujdes! Përdorimi i freskueses gjatë natës, vërtet mund të të freskojë, por ka një problem edhe me të.

Ka dy aspekte negative të përdorimit të freskueses gjatë natës ndërsa je në gjumë:

Së pari, freskuesja than ajrin. Ok, mund të mendosh se në gjithë këtë nxehtësi, nuk mendon se çfarë ndodh, por pas disa orësh do ta ndiesh tharjen e ajrit. Lagështira është zhdukur kur ka filluar të të thahet goja dhe ndien thatësirë edhe në kraharor.

Është një shqetësim i mjaftueshëm për të pasur një natë të keqe me gjumë jo të qetë. Të mos shtojmë këtu edhe sa herë duhet të zgjohesh gjatë natës për të pirë ujë nga etja dhe pas kësaj, është shumë e thjeshtë të ftohesh, shkruan Class.

Së dyti, freskuesja nuk është përdorur shpesh gjatë ditës dhe kështu ka mbledhur pluhur. Nëse e vë në punë vetëm gjatë natës, ka shumë mundësi që të gjithë pluhurin e mbledhur ta shkarkojë në fytyrë. Kjo mund të shkaktojë bllokimin e sinuseve, duke çuar më tej në infeksion, në të ftohtë etj.

Kështu, ose pastroje rregullisht para se ta vësh në punë gjatë natës, ose vuaj pasojat! Kur trupi nuk është në gjendjen optimale, sistemi imunitar nuk mund t’i mbajë jashtë bakteret dhe viruset.

Pra, nëse je në një mjedis të ftohtë, sistemi imunitar nuk është i besueshëm për të luftuar kundër baktereve. Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore