
A duhet të vrapojnë personat që kanë variçe? Ja çfarë duhet të dini
A “lejohet” vrapimi për personat që kanë variçe? Për këta njerëz, stërvitja shpesh mund të jetë dekurajuese, pasi këto vena fryhen dhe bëhen më të dukshme.
Venat varikoze shkaktohen nga një gjendje themelore e njohur si pamjaftueshmëria venoze kronike. Kjo gjendje zakonisht përkeqësohet nga faktorë të tillë si aktiviteti i ulët, qëndrimi statik, pesha e tepërt, dieta e dobët dhe mosha. Vrapimi nuk është vërtetuar se shkakton variçet, por ka studime që tregojne se në disa raste mund të përkeqësojë “venat e dëmtuara” ekzistuese.
Nëse keni venat me variçe, a duhet të ndaloni vrapimin? Përgjigja është jo.
Ndërsa simptomat e venave me variçe mund të përkeqësohen me vrapimin, përfitimet për shëndetin e zemrës dhe gjendjen e përgjithshme fizike janë shumë më të mëdha.
Shëndeti i zemrës është aq i rëndësishëm sa mjekët rekomandojnë që të bëni rregullisht ushtrime fizike si vrapimi edhe nëse keni venat me variçe.
Si të vraponi të sigurtë me venat me varice?
Sipërfaqet: Sipërfaqja në të cilën vraponi mund të ketë një efekt afatgjatë në shumë pjesë të trupit tuaj. Shmangni sa më shumë vrapimin në sipërfaqe të forta si asfalti.
Kohëzgjatja: Kur ecni ose vraponi, ka të bëjë kryesisht me kohën, jo se sa shpejt ecni.
Ruajtja e një ritmi të rregullt për të paktën njëzet minuta aktivizon sistemin kardiovaskular, duke rritur gjendjen tuaj fizike. Filloni me një ritëm më të butë dhe përshpejtoni me kalimin e kohës.
Kompresimi: Për njerëzit që kanë venat me variçe, vrapimi ndonjëherë mund t’i përkeqësojë simptomat dhe të shkaktojë parehati.
Veshja e çorapeve kompresuese gjatë vrapimit, pas stërvitjes si dhe thjesht përdorimi i tyre çdo ditë ndihmon në lehtësimin e simptomave të venave me variçe.
Teknikat për trajtimin e variçeve kanë evoluar në mënyrë mbresëlënëse vitet e fundit. Në shumicën e rasteve, trajtimi mund të bëhet në mënyrë endovaskulare pa prerje me teknika moderne pa gjak (aplikim i lazerit, radiofrekuencave RF).


Habit studimi: Fajin për gjithë mushkonjat që ju pickojnë, e kanë prindërit
Historia e plotë >
Kujdes kur i blini! Tregohuni të vëmendshëm me këto ushqime në supermarket
Historia e plotë >
Kurrë në jetën tuaj, MOS i injoroni këto shenja që ju jep trupi
Historia e plotë >
Keni pika të zeza në hundë, ball apo në krah? Ja çfarë po jua shkakton!
Historia e plotë >
Nuse-vjehrrë, Horoskopi ju prezanton kombinimet më të këqija ndonjëherë
Historia e plotë >

A jeni shenja e zodiakut më introverte në të gjithë astrologjinë?!
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Zbardhet VENDIMI i ri/ Çdo mësues që del në pension, mund të vazhdojë punën deri...

Si kurrë më parë, Euro bie "përtokë"/ Ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane

Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!
Aktualitet



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >
