Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

6 ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga ulçera

6 ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që

Njerëzit që vuajnë nga ulçera duhet të konsumojnë më shumë ushqime me nivel të lartë alkaline dhe ato që luftojnë inflamacionin. Trajtimi dhe mbajtja nën kontroll e ulçerës mund të mbahet nën kontroll me ushqimet e duhura, të cilat rregullojnë nivelin e pehashit, siç do të lexoni më poshtë në këtë artikull. Ushqimet e mëposhtme sigurisht që nuk duhet të konsiderohen si alternativa zëvendësuese për medikamentet e rekomanduara nga mjeku. Por ato ndihmojnë në lehtësimin e shqetësimeve.

Karrotat
Karrotat janë ndër perimet më të rekomanduara për njerëzit që vuajnë nga ulçera. Ato kanë tendencën të riparojnë dëmet e shkaktuara në stomak nga aciditeti i tepërt. Karrotën mund ta përfshini në sallata ose ta konsumoni si pure, por edhe lëng.

Mollët
Mollët janë ndër frutat më të mira kundër shumë problemeve shëndetësore. Ato përmbajnë fibër dhe acide organike që rregullojnë sistemin tretës. Mollët rekomandohen jo vetëm kundër ulçerës në stomak, por edhe diaresë apo konstipacionit.

Aloe Vera
Kjo bimë e mrekullueshme ka aftësi shëruese kundër shumë sëmundjeve dhe problemeve. Xheli i bimës mban nën kontroll prodhimin e tepërt të aciditetit dhe pengon irritimin e stomakut.

Bananet
Bananet janë të pasura me niseshte dhe kanë efekt alkalin duke rregulluar kështu pehashin e stomakut. Konsumi i rregullt i bananeve pengon dëmtimin e vazhdueshëm të shtresës së brendshme të stomakut dhe zvogëlon plagët e tij.

Patatet
Patatet përmbajnë niseshte, fibër dhe antioksidantë që përmirësojnë proceset tretëse. Ato zbusin inflamacionin dhe përshpejtojnë shërimin e indeve të dëmtuara nga aciditeti i lartë.

Farat e Linit
Zhytja e farave në ujë ndihmon në çlirimin e një substance xhelatinoze që është efikase kundër ulçerës. Ato zbusin inflamacionin dhe ndjesinë e djegies në stomak. Për më tepër, këto fara janë shumë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe fibër. Ekspertët rekomandojnë që pacientët që vuajnë nga ulçera të shmangin kafenë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, ushqimet pikante, alkolin, të skuqurat dhe produktet e brumit./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore