Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

5 ushqimet që duhet të hani për të shmangur tensionin e lartë të gjakut

5 ushqimet që duhet të hani për të shmangur tensionin e

Presioni i lartë i gjakut është një sëmundje e frikshme për shkak se ajo ka disa simptoma të cilat i vënë njerëzit në rrezik të madh për sa i përket sëmundjeve të zemrës. Një numër i madh njerëzish janë diagnostikuar, por të tjerë kanë hipertension dhe nuk e kuptojnë. Tensioni i lartë i gjakut mund të mbahet në kontroll me ndryshime në stilin e jetës, prandaj mos e humbni shpresën nëse kjo diagnozë ju është dhënë se pse mund ta ndryshoni duke ngrënë këto ushqime: 

Rrushi: Në temperatura të larta rrushi ndihmon në rritjen e tensionin të ulët. Ka acide të veçanta që ndimojnë personat mbi moshën 40 vjeç. Këshillohet që çdo ditë të konsumohen nga 10-20 kokrra rrush, sidomos gjatë verës.

Peshku: Duke filluar nga trofta deri te salmoni, të gjitha llojet e peshqve ndikojnë në uljen e tensionit të lartë. Peshqit kanë një lëndë të veçantë, omega 3 që ul tensionin. Gjithashtu peshku ka përmbajtje yndyrore që trupi i një të moshuari e ka të vështirë për ta prodhuar. Kjo përmbajtje ndihmon të gjithë personat për të patur një tension në nivelin që këshillohet nga mjekët.

Banane: Për të patur një tension të rregullt duhet që të hani ushqime që kanë sa më shumë magnez dhe kalcium. Një ndër frutat që i ka të dyja këto lëndë është bananja. Studjuesit këshillojnë që të hani 1 banane çdo mëngjes, pasi ul tensionin e lartë (ose rrit tensionin e ulët) përgjatë gjithë ditës.

Hudhra: Hudhra ka efekte të njëjta si ilaçet kur dëshironi të ulni tensionin e lartë të gjakut. Hudhra përmban një lëndë të veçantë të quajtur alcin, i cili gjendet tek pjesa më e madhe e ilaçeve që përdorin sot të moshuarit apo personat e tjerë që kanë tension të lartë.

Çokollata: Për studiuesit ka një efekt “çudibërës” pasi ul në një kohë shumë të shkurtër tensionin e lartë të gjakut. Pas çdo diete apo ushqimi që hani duhet që të konsumoni edhe disa gramë çokollatë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore