Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

5 mësime jete nga 5 filozofë të lashtë grekë

5 mësime jete nga 5 filozofë të lashtë grekë

Bëni tuajin një mësim të shkurtër nga secili prej 5 filozofëve grekë që kemi zgjedhur.

Greqia e lashtë ishte një qendër e intelektit që prodhoi disa nga mendjet më brilante të të gjitha kohërave.

Teoria politike, shkenca dhe filozofia u rrënjosën në kulturën e këtij qytetërimi të jashtëzakonshëm.

Dhe njësoj si njerëzit e sotëm, edhe grekët e lashtë ishin të apasionuar pas gjetjes së formulës për një jetë më të mirë.

Pas gjithë këtyre viteve, njerëzit ende e lexojnë filozofinë greke dhe kjo tregon se këto vepra të lashta i kanë rezistuar testit të kohës dhe kanë mundur t’i japin përgjigje disa prej pyetjeve më të rëndësishme që mundojnë mendjen dhe shpirtin e njeriut.

Edhe pse ato mund të mos zotërojnë përgjigjen e çdo pyetjeje – ato janë gjithsesi të mbushura me urtësi dhe njohuri të vlefshme të cilat është e sigurt t’ia ndryshojnë dikujt perspektivën për jetën.

Le t’ia nisim.

1 – Përqendrohuni në atë që mund të kontrolloni (Epikteti)
Epikteti nuk është filozofi më i njohur grek, por ai ka arritur të lë pas disa ide vërtetë të vlefshme.

Ai shkroi gjerësisht për ‘agjencinë individuale’. Në vend që të shqetësohemi për gjëra jashtë kontrollit tonë, Epikteti beson se ne duhet të shqetësohemi vetëm për veprimet dhe mendimet tona – të cilat i kemi nën kontroll. Kjo është një nga bazat e filozofisë stoike.

Vdekja, për shembull, është e pashmangshme. Megjithatë, ne kemi kontroll mbi perceptimin tonë për vdekjen. Ata që shqetësohen për jetëgjatësinë e tyre thjesht duhet të ndryshojnë qëndrim.

Epictetus e aplikon gjithashtu këtë koncept të ‘lirisë personale’ për ata që fiksohen apo çmenden pas opinioneve të të tjerëve. Nëse shqetësohemi për mënyrën se si na perceptojnë të tjerët, ne kthehemi në skllevër të diçkaje e cila sërish është jashtë kontrollit tonë, dhe si e tillë, kjo është një mënyrë e sigurt për të na bërë të ndjehemi në një mënyrë të mjerueshme.

Liria e vërtetë vjen nga gjetja e lumturisë në atë që na përmbush në një nivel individual.

2 – Lëreni arsyen t’ju udhëheqë (Platoni)
Platoni mbuloi shumë tema gjatë jetës së tij, por një nga mantrat e tij, e cila e shoqëroi thuajse të gjithë veprën e tij ishte: arsyeja.

Sipas Platonit, mendjet tona udhëhiqen nga tre forca: kënaqësia, reputacioni dhe arsyeja. Edhe pse këto tre forca shtytëse shpesh herë mund të bien dakord, ato po aq shpesh mund të gjenden në mosmarrëveshje.

Platoni beson se një mendje ose shpirt i çrregullt lind kur ne nuk jemi të udhëhequr nga arsyeja. Gënjeshtra, vjedhja, tallja dhe keqardhja, të gjitha ushqejnë pjesën egoiste dhe të paarsyeshme të mendjes sonë.

Nëse kjo ndodh shumë shpesh, dëshirat tona të cekëta dhe nevoja jonë për t’u ndjerë të vlerësuar mund të na mposhtin:

“Kjo lloj situate, kur elementët e mendjes janë të ngatërruar dhe të zhvendosur, është ajo që përbën padrejtësinë, çrregullimin, disbalancën, frikën, injorancën dhe që ti biem shkurt, një mori ligësishë të të gjitha llojeve.”

Nëse, përkundrazi, ne udhëhiqemi nga arsyeja, mendjet tona do të jenë të kënaqura dhe të shëndetshme.

3 – Zgjidhni kënaqësitë tuaja me mençuri (Epikuri)
Ndërsa këmbëngulja e Platonit që arsyeja duhet të na udhëheqë është sigurisht e vlefshme, Epikuri ofron një ekuilibër shumë të nevojshëm.

Në vend që thjesht ta shmangim kënaqësinë, Epikuri sugjeron që ne të jemi më selektivë. Ai argumenton se kënaqësitë më të mira janë të natyrshme dhe nuk kanë si mos të na mbushin me një ndjenjë kënaqësie.

Të hamë derisa të mos jemi më të uritur, për shembull, është një gjë e natyrshme. Megjithatë, të ngrënit e tepërt është e panatyrshme. Në vend që të ndiejmë kënaqësi, trupat tanë mund të vuajnë nga dhimbja dhe mendjet tona do të jenë të mbushura me ndjenjën e fajit. Kjo gjithashtu na kushtëzon duke na bërë të prirur të kemi pritshmëri më të larta nga sa mund të kemi realisht nevojë.

Duke përdorur këtë shembull për ta ilustruar filozofinë e tij, Epicuri rekomandon që të shmangim teprimin në përgjithësi. Një bollëk fame, parash, ushqimesh apo edhe pijesh nuk do të na bëjë kurrë të ngopur. Kjo pasi njeriu është në një gjendje të vazhdueshme të dëshiruari, dhe sa të ketë jetë nuk do të arrijë kurrë kënaqësinë maksimale.

Në vend të kësaj, ne duhet të ndjekim kënaqësitë që na japin mundësinë të ndjejmë një përmbushje afatgjatë dhe një lumturi që ndjehet e natyrshme, jo e sforcuar dhe as e tepruar.

4 – Bëj miqësi me të virtytshmit (Aristoteli)
Ashtu si Platoni, Aristoteli mbuloi shumë tema gjatë jetës së tij, përfshi këtu rëndësinë e miqësisë.

Por duke rekomanduar qëndrimin larg një numri të madh miqsh, Aristoteli beson se cilësia është më e rëndësishme se sasia.

Miqësitë më të dobëta priren të bazohen në një nga dy këto gjëra: dobinë ose kënaqësinë. Një marrëdhënie biznesi do të ishte një shembull i të parës. Ndërsa një interes i përbashkët për një aktivitet apo temë të caktuar do të ishte një shembull i kësaj të fundit.

Miqësitë më të forta, ndërkohë, lidhen nga një ndjenjë e ndërsjellë e vullnetit të mirë:

“… ata që u dëshirojnë miqve të tyre mirë, për hir të tyre dhe jo të vetvetes, janë miqtë më të mirë dhe më të vërtetë … miqësia e tyre zgjat për aq kohë sa ata janë të mirë dhe mirësia është një virtyt që i reziston kohës.”

Prandaj, të bësh miq me të virtytshmit është thelbësore, sepse njerëzit e virtytshëm ecin me parim, kanë një bazë morale të fortë dhe janë gjithmonë më të besueshëm. Ka më pak gjasa të tradhtojnë ose të inkurajojnë ligësinë.

Miqësitë e themeluara mbi vullnetin e mirë dhe virtytin zakonisht kërkojnë më shumë kohë për t’u formuar, por ato janë gjithashtu miqësitë më të vlefshme që mund të krijohen.

5 – Bëni pyetje (Sokrati)
Asnjë listë në lidhje me filozofinë greke nuk do të ishte e plotë pa Sokratin.

Çështja, megjithatë, është se nuk ka shumë burime direkte nga Sokrati pasi ai shkroi shumë pak. Historianët madje e quajnë këtë “Problemi Sokratik”.

Për fat të mirë, ne dimë për këtë njeri të madh falë filozofëve të tjerë. Ksenofoni, i cili ishte ushtar dhe filozof, tha sa më poshtë në lidhje me Sokratin:

“Unë kurrë nuk kam njohur dikë që kujdesej më shumë për të zbuluar se çfarë dinte secili nga shokët e tij.”

Përgjatë shumë dialogëve të tij, përshkrimi i Platonit është i ngjashëm. Sokrati nis debatet dhe balancon gjithmonë njohurinë me kureshtjen.

Në të vërtetë, Sokrati ishte i famshëm për pyetjet e tij. Ai ishte një njeri që i pëlqente të mësonte.

Dhe nëse kemi parasysh se fjala “filozof” fjalë për fjalë do të thotë “dashnor i mençurisë” në greqishten e lashtë, Sokrati përmendet shpesh si kumbari i filozofisë moderne.

Pranimi i injorancës sonë dhe bërja e pyetjeve është hapi i parë drejt iluminizmit.

Nëse të gjithë do të vepronim si Sokrati, bota do të ishte një vend shumë më i mirë dhe shumë më i mençur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore