Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

3 hapa të thjeshtë për të shmangur rënien e flokëve

3 hapa të thjeshtë për të shmangur rënien e

Dielli, deti, klori i pishinave, nxehtësia dhe lagështira janë disa nga faktorët që ndikojnë të flokët tanë. Ndaj sugjerohet që gjatë verës të tregohet kujdes edhe më i shtuar për mbrojtjen e tyre.

Më poshtë do ju tregojmë disa hapa të thjeshtë, por të domosdoshëm për t’i mbrojtur flokët gjatë verës.

Hapi i parë është mbrojtja. Pa asnjë dyshim, fjala kyçe është mbrojtja e tyre. Për shkak të rrezeve të diellit, kripës, klorit, lëkura është me e ekspozuar. Ndaj, edhe flokët mund të digjen lehtësisht nga rrezet.

Rekomandohet që të përdoret ndonjë krem mbrojtjes për flokët para ekspozimit në diell.

Hapi i dytë është hidratimi. Një term tjetër i rëndësishëm është hidratimi. Në verë, larja e flokëve tuaj është një praktikë mjaft e përsëritur, por duhet të bëhet me delikatesën më të madhe.

Lëkura duhet të masazhohet butësisht dhe këshillohet që të përdoren shampo me përbërës natyralë dhe ushqyes, si vajrat e bajames, arganit, kokosit, ullirit. Më mirë akoma nëse ajo pasurohet me antioksidantë dhe vitamina, siç është vitamina D, që i hidraton dhe i forcon.

Hapi i tretë, mbajtja e kapelës. Në fund të fundit, kjo vlen gjithmonë. Kapela është një mbrojtje praktike dhe mjaft efektive. Mbron nga dielli flokët, por edhe kokën e fytyrën nga djegia

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore