
21 dhoma gjumi e 42 tualete/ Shtëpia më e madhe në botë del në shitje për 340 milionë dollarë (FOTO)
Pas një dekade në ndërtim, shtëpia më e madhe në botë është në shitje. 340 milionë dollarë është vlera e rezidencës gjigante 105.000 metra katrorë. Ajo ndodhet në Bel Air, Los Angeles.
“Daily Mail” shkruan se kjo rezidencë ka 21 dhoma gjumi dhe 42 tualete. Shtëpia ka një garazh për 30 makina, pesë pishina, si dhe një teatër me 30 vende.
Pjesa më tërheqëse e pronës është pamja e saj 360 gradë, që shtrihet deri në Oqeanin Paqësor në perëndim dhe Malet San Gabriel në lindje.
Madje nuk është vetëm shtëpia më e madhe në tokë, por gjithashtu edhe prona më e kushtueshme personale për të dalë në treg, në historinë amerikane.
“The One” quhet ndërtesa, të cilës iu deshën tetë vite që të ndërtohet. Ajo kërkoi fuqi punëtore të më shumë se 600 punëtorëve.
Rezidenca është projektuar nga arkitekti Paul McLean dhe zbukuruar nga projektuesi i brendshëm Kathryn Rotondi. Fotografitë e reja të paraqitura në Architectual Diges japin një pamje në shtëpinë e përfunduar së fundmi.
Sipas “Daily Mail”, Paul McLean dhe Kathryn Rotondi, u regjistruan për të krijuar “kështjellën” bashkëkohore nga prodhuesi i filmit, Nile Niam. Ky i fundit zotëton pesë hektarë tokë në të cilën është vendosur banesa.


Kura e saktë me çaj mali kundër kollës, ftohjeve dhe virozave
Historia e plotë >
Sot është “Blue Monday”, dita më e trishtë e vitit
Historia e plotë >

Pse në Kinë ka mbi 1.2 miliard njerëz por ndajnë vetëm 100 mbiemra
Historia e plotë >
Pamje të pabesueshme, tigri i Bengalit tërheq makinën 1.8 tonëshe (Video)
Historia e plotë >


Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhet e zgjedhjeve në TCH/ Televizioni kontratë me kompaninë IPSOS, ...
Historia e plotë >
“Nuk pranoi që Trump të ishte në varrimin e tij”, bëhet film jeta e sena...
Historia e plotë >
Kodi i Zi/ 159 vdekje nga aksidentet, Urgjenca Kombëtare jep alarmin: 13 këshillat para se t'i jepni makinës

CNN:Covid 19, mund të jetë një sëmundje e zgjatur edhe për të rinjtë!

Po vjen i nxehti afrikan, muaji gusht do të jetë përvëlues
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
