Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

10 mite mbi dentistin

10 mite mbi dentistin

Një nga arsyet madhore pse njerëzit kanë frikë dentistin, është për shkak te përhapjes së miteve ose historive horror, nga familja ose shoqëria. Më poshtë janë shpjeguar 10 mitet më të përhapura dhe shpjegimi i tyre i vërtetë:

1-TE DENTISTI KE GJITHMONË DHIMBJE!-Jo, me llojet e ndryshme të anestezive dhe përdorimit te Lazerit,kemi një reduktimt e kohës së punës dhe një komfort më të lartë.

2-DENTISI ËSHTË VETËM PËR DHËMBËT!-Dentisti kujdeset për shëndetin oral duke përfshirë kujdesin për mishrat e dhëmbëve, disfunksionet artikulare të kycit dhe diagnozat e tumoreve të mundshëm.

3-DO EKSPOZOHEMI NDAJ RREZATIMIT TË DËMSHËM GJATË BËRJES SË GRAFISE!-Grafia dixhitale ka ulur me 99% rrezikun ndaj ekspozimit te rrezeve X.

4-IMPLANTET JANË TË DHIMBSHËM DHE DUAN PËRKUJDESJE TË VECANTË!-Procedura e vendosjes së implantit zgjat në pak minuta dhe ka nevojë për përkujdesje normale si çdo dhëmb tjetër.

5-SA MË FORTË TË LASH DHËMBËT,AQ MË MIRË PASTROHEN!-Sa më fortë të lahen dhëmbët, më shumë trauma shkaktohen në dhëmbë dhe gingiva,duke shkatërruar smaltin dhe recession gingivar.

6-PO NUK KE PROBLEME ME GOJËN ,MOS SHKO TE DENTISTI!-Ekzaminimi i hershëm, zbulon problemet pa u rënduar dhe pa dhënë dëmtime më të mëdha në dhëmb dhe indet përreth tij.

7-PROBLEMET NE MISHRAT E DHËMBËVE NUK TREGOJNË GJË!-Gingivat ose ndryshe mishrat e dhëmbëve, janë ndër të parat inde në trup që mund të njoftojnë patologji të tjera në organizëm si dhe problemet e tyre mund të jenë burim për patologji të tjera në trup.

8-PASTAT ME KARBON ZBARDHIN DHËMBËT!-Është thjesht marketing,pastat me karbon ofrojnë pak mbrojtje për dhëmbët.

9-NËSE KE NDJESHMËRI NGA NJË DHËMB-E KE TE DËMTUAR!-Hiperndjeshmëria ka shumë arsye: bruksizmi,zhveshja e qafave,humbja e smaltit,larja me furçë të forte dhe pasta abrasive.

10-DHËMBËT E BARDHË JANË MË TE SHËNDETSHËM!-Zbardhja e dhëmbëve dëmton smaltin e dhëmbëve, pa asnjë përfitim për shëndetin e tyre dhe me kalimin e kohës dhëmbët e humbin bardhësinë e tyre të fillimit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore