Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

10 katastrofat natyrore që i kushtuan shtrenjtë njerëzimit në vitin 2020

10 katastrofat natyrore që i kushtuan shtrenjtë njerëzimit

Dhjetë katastrofat e motit gjatë vitit 2020 i kushtuan botës 150 miliardë dollarë dëme materiale, shifër shumë më e lartë se në vitin 2019.

E gjithë kjo tablo dramatike i detyrohet ngrohjes globale të planetit me 1.1 grade më shume se temperaturat e periudhës paraindustriale.

Ndër këto fatkeqësi mund të përmenden zjarret masive në Australi dhe perëndimin e SHBA, uraganet ne Karaibe, musonet në Azi, përmbytjet e dy të tretave të Bangladeshit, ciklonit në gjirin e Bengalit, uraganet e Atlantikut (400 të vdekur  dhe 41 miliardë dollarë dëme), shtrëngatave që preken Europën (5.9 milird dollarë dëme), etj

Marrëveshja e Parisit për klimën parashikonte që temperatura globale të mos rritet më shumë se 2 gradë celsius (mundësisht 1.5 gradë) në raport me eren paraindustriale. Per fat te keq shtetet nuk i kane përmbushur zotimet, e për më keq që administrata Tramp u tërhoq fare nga marrëveshja.

Le të shpresojmë  që administrata e re amerikane  Biden, do rikthehet në marrëveshje dhe do respektojë angazhimet e marra.

Planeti është në rrezik, jetët tona dhe gjithë biodiversiti është gjithashtu në rrezik.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore