Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

1 maskë për çdo problem që keni me flokun tuaj

1 maskë për çdo problem që keni me flokun tuaj

Ekspozimi i përditshëm ndaj rrezeve të diellit, ndryshimet e motit, stresi dhe ndotja, i bën flokët të brishtë dhe më të lehtë për t’u dëmtuar. Gjithashtu dushi me ujë të nxehtë, përdorimi i tepruar i shampos, stilimi i përditshëm, përdorimi i produkteve të gabuara që përmbajnë sulfate dhe alkool, janë disa arsye të tjera që shkaktojnë tharjen dhe dëmtimin e tyre.

Për këtë, ekspertët sugjerojnë ndjekjen e një rutine të thjeshtë të kujdesit të flokëve, e cila përfshin larjen e tyre çdo dy ose tre ditë me një shampo të përshtatshme, krehjen me kujdes ose mbulimin me një shall ose kapele kur dilni nga shtëpia. Dhe sigurisht, ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm do të bëjë që flokët tuaj të jenë më të fortë dhe me shkëlqim.

Por edhe pse produkte të panumërta janë në dispozicion për trajtimin e flokëve të dëmtuar, asgjë nuk funksionon më mirë se përbërësit natyralë. Sugjerohet të provoni këto maska që përgatiten lehtësisht me disa prej përbërësve të kuzhinës tuaj, të cilat do t’ju ndihmojnë në rikuperimin e flokëve.

Maskë me vezë për flokë të dëmtuar
Të pasura me proteina dhe acid yndyror, vezët shtojnë lagështi dhe shkëlqim në flokë, duke riparuar flokët e dëmtuar dhe të ashpër. Përzieni tre të verdha vezësh me 3 lugë vaj ulliri dhe shtoni disa pika vaj esencial të llojit që preferoni. Përhapeni përzierjen në të gjithë gjatësinë e flokëve dhe në kokë. Lëreni për 20 minuta e më pas lani kokën me shampo dhe ujë të ngrohtë.

Maskë kundër zbokthit me aloe vera dhe mjaltë
Aloe vera është një zbutës natyral, ndërsa mjalti siguron hidratim. Së bashku, këto përbërës do t’i bëjnë flokët tuaj të butë, me shkëlqim dhe do të trajtojnë zbokthin.Në një filxhan përzieni xhel të freskët aloe vera, një lugë çaji mjaltë dhe dy lugë uthull molle. Aplikojeni këtë përzierje butësisht në flokët dhe kokën tuaj. Lëreni për 20 minuta dhe lani kokën me shampo si zakonisht. Aplikojeni këtë maskë dy herë në muaj për rezultate më të mira.

Jepini shkëlqim flokëve me këtë përzierje vajore
Kjo maskë do t’ju ndihmojë t’i bëni flokët tuaj të butë dhe me shkëlqim. Acidi laktik që gjendet në kos do të veprojë si një zbutës, ndërsa vajrat do t’i japin atyre shkëqimin e munguar. Për të përgatitur këtë maskë mjafton të përzieni së bashku vajin e kokosit, vajin e bajames, vajin e arganit dhe një lugë gjelle kos. Aplikojeni këtë maskë në mbrëmje dhe lajeni ditën tjetër.

Maskë për hidratimin e flokëve
Kjo maskë do të hidratojë flokët e thatë duke iu dhuruar atyre elasticitet dhe më tepër lagështi. Përdorimi i vajit të kokosit, aloe verës dhe mjaltit në fijet dhe rrënjët e flokëve do të luftojë dëmtimin e tyre dhe thatësinë. Së bashku, këta përbërës do t’i bëjnë flokët tuaj të butë dhe me shkëlqim. Për të bërë maskën mjafon të përzieni dy lugë xheli aloe vera, një lugë çaji mjaltë dhe tre lugë vaj kokosi. Masazhojeni këtë maskë mirë në flokë dhe lëreni për gjysmë ore, më pas lajini flokët me shampo si zakonisht./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore