
Seks me partnerin e përhershëm apo një aventurë, ja se kur e përjetojnë më shumë orgazmën gratë!
Sipas disa studimeve të fundit mësohet se në rastin e seksit pa obligime apo siç mund ta quajmë ndryshe ‘një aventurë me dikë të rastësishëm’, orgazma përjetohet dyfish më rrallë se sa me partnerin e përhershëm. Kështu ka konstatuar Justin Garsia, shkencëtar i Institutit Kinsley për hulumtime të seksit.
Hulumtimet dhe rezultatet e tyre i kanë prezantuar shkencëtarët në kongresin e “Akademisë Ndërkombëtare të Kërkimeve për Seksin dhe Shoqatën e Shkencave Psikologjike”. Me partnerin e rastësishëm vetëm për një natë gratë nuk ndihen mjaft të relaksuara dhe nuk e marrin guximin që të thonë atë që vërtet dëshirojnë në shtrat, thotë Pola England, sociologe, e cila ka udhëhequr studimin pesëvjeçar në të cilin kanë marrë pjesë 24.000 studentë.
Gjatë hulumtimit është konstatuar që 40 % e grave dhe 80 % e burrave kanë përjetuar orgazmën gjatë marrëdhënies së fundit seksuale me partnerin e rastësishëm në një “one night stand”. Krahas kësaj, madje 75 % e grave kanë thënë që orgazmën e kanë përjetuar gjatë seksit me partnerin e përhershëm.
Pamundësia ose zvogëlimi i ndjeshëm i shpeshtësisë dhe intensitetit për të pasur orgazma pavarësisht nga stimulimi adekuat seksual njihet gjerësisht si anorgazmi. Tek gratë, gjendja diagnostikohet si Çrregullim Orgazmik Femëror, i cili sipas ekspertëve përjetohet nga të paktën 33 për qind e grave në mbarë botën. Tek meshkujt, anorgazmia është më pak e zakonshme dhe bie nën diagnozën e ejakulimit të vonuar.
Mjekët thonë se faktorë të shumtë mund të çojnë në anorgazmi, e njohur edhe si sindroma e Coughlan-it, e cila është gjithashtu një formë e mosfunksionimit seksual. Ndërsa penetrimi vaginal gjatë marrëdhënieve seksuale në mënyrë indirekte stimulon klitorisin, shumë herë mund të mos jetë stimulim i mjaftueshëm për orgazëm. Shumë gra gjithashtu mund të kenë nevojë për stimulim të drejtpërdrejtë manual ose oral të klitorisit për të arritur orgazmën. /Top Albania Radio/


Besoni te shpirti binjak? 11 shenja që ju ndihmojnë të njihni atë
Historia e plotë >
Keni mungesë hekuri në trup? Zbuloni pasojat në shëndetin mendor
Historia e plotë >
Ilaçi i ri për të trajtuar varësinë nga marijuana rezulton…
Historia e plotë >



Kur jemi më të rrezikuar për sulmet fatale në zemër?
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >

