
Shume kush thotë se janë të pavendosur, me arsyetimin se nuk kanë vendosur cilën parti të votojnë ditën e votimeve. Them parti, se në historinë e tranzicionit shqiptar, nuk ka ndodhur që ndonjë individ (përveç kryetarit) të jetë më dominant sesa partia ku aderon. Kështu Kryetari dhe Partia janë një, jo për shkak të ideologjisë, por për shkak të trashëgimisë nga e kaluara.
Bëhet fjalë për zonën gri të elektoratit, që në fakt, jo vetëm që nuk janë më të pavendosurit, por janë më të vendosurit për të refuzuar deri në fund, poshtërsinë që e ka përfshire skenën politike shqiptare.
Brenda saj, ne varësi të brezave, ku nis me ndryshimin e sistemit, kemi votues që kanë votuar veç në fillim të demokracisë, e më pas, të zhgënjyer nga ajo që erdhi më pas, ku nuk kishte ndryshim, por transformim i sistemit politik shqiptar, nuk kanë votuar më. Hera-herës fajësojnë veten, që nuk e ç’rrënjosen të keqen me rrënjë. Sigurisht që s’qe faji i tyre, por kjo është temë tjetër.
Tjetër, përbëhet gjithashtu nga njerëz profesioniste, kryesisht në sektorin privat, që nuk i intereson fare se ç’ndodh me politikën, sikur mos të kishin ndonjë të afërm, mik a shok që është i përfshirë. Rutina personale dhe familjare i përfshin aq shumë, sa nuk kanë as kohë, as nge të merren, e jo më të japin votën.
Tjetër, mosha e re, që gjithashtu, nuk i intereson fare, janë shumë të zënë duke jetuar jetën (nëse do ishin në kohë normale), duke studiuar a punuar, indiferent, duhet të ketë një alternativë politike vërtet moderne t’u marre votën.
Dhe së fundmi, të zhgënjyerit e partive tradicionale, me të drejtë, që ç’të thuash në ç’ndërmarrje interesash klienteliste janë shndërruar.
Siç shihet, zona gri jo vetëm që nuk janë më të pavendosurit, por janë më të vendosurit e më të qartit, për të refuzuar të keqen dhe poshtërsinë, e jo me t’u japin votën, në këtë gjendje që janë katandisur, partitë tradicionale.
Nuk ka asnjë shans, në gjykimin tim, siç pretendojnë përfaqësues nga PD-ra, LSi-ra, PS-ra apo ish-zyrtarë të dalë nga këto parti, që këta lloj votuesish, me shumë të drejte, t’u japin votën. Ta harrojnë këtë punë e të shkojnë në djall!

Pse janë kaq të shqetësuar dhe të irrituar krerët e politikës në Serbi?
Historia e plotë >
"Plehrat" dhe zgjedhjet
Historia e plotë >
A duhen njoftuar vdekjet në Facebook?
Historia e plotë >
E mbani mend këtë masakër mjedisore?!
Historia e plotë >
Kufiri i ndarjes së thellë mes Shqipërisë dhe Kosovës
Historia e plotë >
Një leksion falas që na dha kardiologu i pasur
Historia e plotë >
ANALIZA: Sovraniteti dhe të drejtat sovrane në hapësirat detare
Historia e plotë >
“Për’puthen” shijet e shqiptarëve për spektakle televizive
Historia e plotë >
Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Shifrat e Covid/ Shkurti, muaji më i errët i pandemisë në Shqipëri

Rëndohet situata e pandemisë në Shqipëri, 9 qarqe zona të kuqe, shpresa e vetme janë vaksinat

Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

