Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Zbulimi/ Covid, një mënyrë e re për të ndaluar infeksionin dhe variantet e virusit

Zbulimi/ Covid, një mënyrë e re për të ndaluar

Ekziston një mënyrë e re për të penguar hyrjen e virusit SarsCoV2 dhe varianteve të tij në qelizat humane. Kjo mënyrë është e ndryshme nga ajo e vaksinave dhe antitrupave monoklonale dhe është kandidat për të qenë arma e tretë kundër virusit përgjegjës për pandeminë Covid-19.

Është një teknikë preçize e zhvilluar në Itali, ku një patentë tashmë është regjistruar dhe është botuar në revistën Pharmacological Research. Ky është një bashkëpunim midis Institutit Italian të Teknologjisë (IIT), Scuola Superiore Sant'Anna dhe Universitetit të Milanos.

Tre grupet kërkimore-shkencore të udhëhequra përkatësisht nga Paolo Ciana (Universiteti i Milanos), Vincenzo Lionetti (Scuola Superiore Sant'Anna) dhe Angelo Reggiani (Iit), kanë zhvendosur vëmendjen nga karakteristikat e virusit në ato të qelizës njerëzore shënjestër e tij. Për këtë arsye, teknika nuk shikon proteinën Spike, të cilën SarsCoV2 e përdor si një çelës molekular për të hyrë në qelizë, por fokusohet në portën që SarsCoV2 përdor për të hyrë në qeliza, përkatësisht receptorin Ace2. Duke bllokuar portën e hyrjes së virusit, bëhet e mundur ndalimi i tij dhe të gjitha varianteve të mundshme në qelizat humane.

Simulimi i lidhjes (docking) molekulare të aptamerit të përzgjedhur me proteinën ACE2 njerëzore. Imazhi përfaqëson ndërveprimet më të qëndrueshme midis ACE2 (në të gjelbër) dhe aptamerit, i cili në këtë pozicion është në gjendje të parandalojë ndërveprimin me SARS-CoV-2.

Zbulimi jonë sjell një risi të rëndësishme në paradigmën terapeutike, shkruajnë studiuesit në artikull. Në fakt, ai mbron qelizën humane, target të virusit në vend që të përqendrohet te virusi ose bllokimi i tij. Ata theksojnë se është veçanërisht interesante bllokimi i këtyre receptorëve edhe për faktin e rritjes së numrit të mutacioneve të virusit, që mund t'i shpëtojnë strategjive aktuale të imunizimit.

Pika fillestare ishin fijet e acideve nukleike të quajtura aptamere, të afta për t'u lidhur me molekulat dhe proteinat. Me ndihmën e kompjuterit, studiuesit identifikuan një prej tyre, që lidhet me rajonin e receptorit Ace2 të quajtur K.353 e cila ndërvepron me një nga çelësat molekularë të virusit. Nëse vargu i acidit nukleik bllokon derën e hyrjes së përdorur nga virusi, ai nuk mund të përdorë çelësin e tij dhe rrjedhimisht nuk mund të hyjë në qelizë, pra nuk e dëmton dot atë.

Për momentin, kërkimet italiane kanë zbuluar dy aptamerë anti K.353. Falë këtij studimi theksojnë studiuesit tani do të jetë e mundur të zhvillohet një qasje e re terapeutike precize për të parandaluar infeksionin e rëndë SarsCov2Covid-19. Kjo është alternativë terapeutike pa stimuluar sistemin imunitar ose pa pasur efekte anësore të rëndësishme që lidhen me ilaçet më të famshme që përbëhen nga antitrupa monoklonal ose proteina të tjera. Ky zbulim është pozitiv dhe i rëndësishëm edhe për faktin se toksiciteti i mundshëm i acideve nukleike si ilaçe në këtë rast, është shumë më i ulët se barnat e tjera novatore si antitrupat monoklonal ose proteinat e tjera terapeutike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore