Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Vetëm Zoti mund t'i ruajë mjekët!!

Vetëm Zoti mund t'i ruajë mjekët!!

Kjo situatë i ngriti mjekët e vërtetë në një nivel tjetër.

Përtej imazhit të tyre të cenuar herë prej politikës dhe herë prej opinionit publik, mjekët e vërtetë janë aty në front, i dukshëm apo i padukshëm qoftë "agresori".

Ata, të vërtetët, janë aty, të heshtur e plot përkushtim, pa bërë bujë dhe show mediatik. Ata nuk propagandojnë, por punojnë, nuk kanë klientë, por pacientë, ata nuk gdhihen e ngrysen paradhomave të qeverive për të kërkuar dhe përfituar ndere e privilegje.

Ata, të vërtetët, mbjellin lule në baltën që u hidhet prej miletit, i cili nuk lë gjë pa thënë për "kriminelët" me bluzë të bardhë.

Ata, të vërtetët, në këto situata të paqarta sociale, sanitare dhe politike, u ngritën në nivelin e të përmbushurit të misionit të tyre përtej njerëzores, a thua se komunikojnë me Zotin!!

E në këto ditë të vështira, vetëm Zoti mund t'i ruajë mjekët!!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore