Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Mendimi im

Vetëm kur të rrethohet ky vend me shirit do nis të ndryshojë historia e Shqipërisë

Vetëm kur të rrethohet ky vend me shirit do nis të ndryshojë

Kjo është vetëm një foto, një foto që mjafton për të kuptuar historinë e këtyre 30 viteve, që mjafton për të kuptuar motivimin dhe sinqeritetin e klasës politike, mjafton që të kuptosh se ç’është kapitalizmi shqiptar, ç’është demokracia, ç’janë partitë politike, propaganda, votimet, fituesit dhe gjoja humbeseit.

Kjo është një foto që të lë të kuptosh se sa europiane dhe sa orientale është Shqipëria. Kjo është një foto që tregon se si dhe sa funksionojnë institucionet inteligjente dhe ato të drejtësisë në vendin tonë.

Kjo është një foto që shpreh me kaq relief se sa rëndësi ka populli për politikën, se sa e shqetësuar është ajo për rininë, për të ardhmen, për zhvillimin e qëndrueshëm.

Kjo është një foto që tregon se sa “luftarake” dhe “parimore” “opozitare” është lufta mes palëve që në këto vila banojnë dhe janë fqinjë me njëri-tjetrin.

Është një foto që shpreh se sa të drejtë janë politikanët që kanë këto vila. Ky vend nuk është Gjiri Derrave, ështe Gjiri Lalzit, i lalëve te zinj. E nëse duhet të ndryshojë kahja e historisë këtu duhet të nisi.

Ditën që do rrethohet me shirit nga OFL dhe pronarëve do u shkojë letra që për 48 orë të motivojnë pasjen e tyre, në mos SPAK shpall sekuestron, vetëm atëherë njerëzit do të thonë: Kjo është dita 1 e kalendarit të ndryshimit në drejtimin e duhur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore